Tragjedi në Patos, mbytet në pus fëmija 4 vjeç
Një fëmijë 4 vjeç është mbytur në një pus 10 metra të thellë pranë shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Ruzhdie të Patosit.
Fëmija 4 vjeç është nxjerrë nga thellësia e pusit nga shërbimet zjarrfikëse. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërkohë pritet dhe reagimi i policisë.
Sipas policisë, fëmija me inicialet F.K., dyshohet se duke luajtur në oborrin e shtëpisë është rrëzuar dhe është mbytur në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes.
29 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)