Vrasja në Bularat, Protothema: Flamuri grek provokoi shqiptarët
Një ditë pas vrasjes nga RENEA të ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat, mediat greke kanë ngitur pretendimin se ka qenë vendosja e një flamuri grek në majë të shpatit të malit në fshat, arsyeja e kësaj ngjarjeje që shënoi dhe një viktimë.
Sipas gazetës, Protothema, videoja e postuar në llogarinë e tij në Facebook para tre javësh nga Konstantinos Katsifas tregon flamurin grek të vendosur në një kryq në shpatet e malit mbi fshatin Bularat, atdheun e viktimës. Sipas saj, poshtë videos 35-vjeçari kishte shkruar: Epiri i Veriut, tokë helenike.
Sipas medias greke, ishte prania e flamurit grek, të cilin Kacifas kishte ngritur, ajo që provokoi reagime nga nacionalistët shqiptarë në zonë. Më tej thuhet se ai ishte në presion për ta hequr flamurin edhe nga faqja ne internet.
Gazeta greke raporton se 35-vjeçari ishte me ndjeshmëri të madhe patriotike, por nuk ka pasur lidhje me organizatën Agimi i Artë.
Në fund Protothema shkruan: Ai ishte udhëheqësi i një grupi të madh të Epirit të Veriut në mitingjet e fundit madhështore për Maqedoninë në Selanik dhe Athinë, duke mbajtur flamurin e madh grek që ishte bërë viral në mediat sociale.
!!!!
!!!!
Gepostet von Katsifas Konstantinos am Mittwoch, 10. Oktober 2018
29 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)
!!!!