Tragjedi në SHBA, nëna vret 4 fëmijët e më pas vetëvritet
FLORIDA - Një nënë 33-vjeçare vrau me armë zjarri katër fëmijët e saj dhe më pas u vetëvra, në Port St John, të Floridas. Tonya Thomas, në gjendje të rëndë depresive, nisi të qëllonte në ajër me pistoletë brenda shtëpisë, ndërsa fëmijët e saj, të moshës 12-17 vjeç, vrapuan jashtë për të kërkuar ndihmë tek fqinjët e tyre.
Pas disa minutash gruaja doli jashtë banesës dhe me qetësi i urdhëroi fëmijët të futeshin brenda, duke i vrarë një nga një, e më pas qëlloi edhe mbi veten.
Fqinjët lajmëruan menjëherë policinë, sapo u njoftuan nga fëmijët, por ndërhyrja e tyre ishte e kotë. Kur mbërritën në vendin e ngjarjes policët gjetën pesë trupa të pajetë.
Përpara se të kryente krimin e rëndë, gruaja i kishte dërguar një mesazh fqinjit, ku shkruante se dëshironte që trupi i saj të digjej bashkë me ata të fëmijëve.
Fatkeqësisht mesazhi që mund të parandalonte tragjedinë u lexua shumë vonë.
(er.nu/BalkanWeb)