E Diel, 1 Nëntor 2026

METE nis procedurat për shkarkimin e kreut të ATRAKO

TIRANE - Pas raportit të KLSH-së, Ministria e Ekonomisë nisi procedurat për shkarkimin e drejtorit të ATRAKO (Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve), Shkëlqim Kerluku.

Ministri i METE-s Nasip Naço bëri të ditur se po studiohet me seriozitet raporti i KLSH-së dhe do të merret çdo vendim në bazë të ligjit.

Në raportin Kontrollit të Lartë të Shtetit konstatohet se nga shkelja e procedurave për koncesionet, në buxhetin e shtetit është shkaktuar një dëm prej 1.8 miliardë lekësh.

Në raporti thuhet se janë audituar 126 kontrata, ndër të cilat rezultuan me shkelje të ndryshme 84 prej tyre. Raporti konstaton se nga pagesa e munguar ndaj Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, shtetit i është shkaktuar një dëm prej 1.1 miliardë lekësh.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›