E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Shkodër, digjet banesa në fshatin Domen, dyshohet se humbin jetën nëna me dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Domen të Shkodrës, ku një banesë është shkrumbuar nga flakët, ku dyshohet se për pasojë kanë humbur jetën nëna dhe dy fëmijët e saj.

Sipas policisë, ngjarja është  regjistruar në fshatin Domen rreth orës 13:10, ndërsa dyshohet se kanë humbur jetën nëna 24 vjeçe dhe dy fëmijët e moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Për momentin nuk bëhen ende me dije më shumë detaje mbi ngjarjen, dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›