E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Shkodër, reagon Presidenti Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia

Presidenti i Republikës ka shprehur dhimbjen e thellë për tragjedinë e ndodhur në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj.

Në reagimin e tij, kreu i shtetit u shpreh se  “Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe!”

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Domë të Shkodrës rreth orës 13:10, kur një banesë u përfshi nga flakët.

Sipas të dhënave të policisë, dyshohet se për pasojë humbën jetën një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›