E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi ne Sukth helmohen 4 femije

/ /

Dy vellezer dhe dy motra Robert Xheka 13 vjec Vilsoni 11 vjec Kasandra 9-vjecare dhe Nertila 6 vjece u gjeten te pajete nga nena e tyre rreth ores 230 te mengjesit te djeshem. Ata qendronin te vetem cdo nate pasi i ati i kishte braktisur pas divorcit ndersa e ema e tyre detyrohej te punonte ne nje lokal nate per te siguruar buken e gojes. Nje qiri i harruar ndezur pasi nuk kishin drita ka perfshire televizorin dhe ato pak objekte qe ndodheshin ne banesen e vjetruar. Ekspertet konstatuan se pikerisht gazrat helmues kane shkaktuar dhe vdekjen e femijeve pasi askush nga jashte nuk ka pare shenja flake. E para deshmitare e tragjedise ka qene vetem nena e femijeve. Zana Xheka 38 vjece eshte kthyer nga puna ne ate ore te mengjesit. Nuk ma hapen deren si cdo nate. Thirra djalin e madh por nuk mu pergjigj. Tek xhami i thyer arrita te dalloj vajzen e vogel gjysme te zhveshur e cila nuk levizte fare. Kaq eshte dashur qe nena te kuptoje fatkeqesine e saj. Klithmat e saj kane zgjuar te tronditur fqinjet e familjes Xheka. Ata kane shkuar menjehere drejt godines ku jetonte gruaja me 4 femijet e vegjel. Por per ta nuk kishte asnje shenje jete. Pas hetimeve paraprake ne vendngjarje dyshohet se shkak per humbjen e jetes se kater te miturve mund te jete bere asfiksia nga tymi. Policia dyshon se nje vater zjarri ne banese ka shkarkuar gazra helmues ndersa femijet kane qene ne gjume. Sipas te dhenave nga policia femijet kishin ndezur nje qiri ne kushtet e erresires cka ka provokuar djegien e televizorit dhe krijimin e gazrave helmues. Fillimisht si shkak i ngjarjes u mendua te ishte shkarkimi i nje rrufeje apo femijet te kishin rene pre e dhunes por nga keqyrja e trupave eshte vene re se nuk kishte shenja dhune ne trupa vetem shenja bloze ne fytyre. Aktualisht me pranine e eksperteve te fushave te ndryshme vazhdon kryerja e veprimeve te metejshme hetimore per konkludim mbi shkaqet qe cuan ne kete ngjarje.
Tragjedia e Sukthit ka shokuar mbare opinionin por vecanerisht komshinjte e familjes Xheka te cilet jane perballur me fatkeqesine qe ne momentet e para kur nena e femijeve Zana Xheka kishte kerkuar ndihme. 58-vjecari Rexhep Mema njeri nga komshinjte qe ka hyre i pari ne banese pas ndihmes qe ka kerkuar nena e femijeve nuk e kalon dot tronditjen qe ka pesuar nga ajo cfare ka pare. Vdekja e kater femijeve na ka shokuar te gjitheve. Momenti kur kam hyre ne shtepi ka qene teper shokues per mua. E ema Zana me mori ne telefon rreth ores 10 te darkes dhe mu lut qe te shikoja se cpo benin femijet. Une i pashe u urova naten e mire dhe me pas qetesova nenen e tyre duke i thene se gjithcka ishte mire. Duke qene se ishte kohe e keqe ne zonen tone rreth 1 ore me vone u nderpre edhe energjia elektrike dhe nga dritarja e shtepise time dallova nje drite qiriri tek banesa ku jetonin femijet. Nuk dallova asgje shqetesuese dhe nuk ma mori mendja se do te ndodhte nje tragjedi e tille. Fatkeqesia e dyte per Zana Xheken femijet varrosen ne fshatin e babait

Nje tjeter fatkeqesi pret Zana Xheken 38-vjecaren qe humbi ne nje ngjarje tragjike 4 femijet e saj. Ajo ndodhet e shtruar ne spitalin e Durresit ne gjendje te rende psikologjike. Qe prej momentit kur ka pare te miturit pa asnje shenje jete gruaja ka humbur ndjenjat duke perfunduar nen kujdesin mjekesor dhe te nje psikologu ne kete spital. Aty ajo ishte parashikuar te qendronte gjate gjithe nates deri diten e sotme kur eshte caktuar te kryhet dhe ceremonia mortore e femijeve te saj. Deri ne mbremjen e djeshme askush nuk kishte vendosur mbi vendin ku do te kryhej ceremonia e percjelljes se te miturve per ne banesen e tyre te fundit. Nena e tyre ne gjendje shoku nga humbja e katerfishte nuk ka mundur te mendoje per kete. Menjehere pasi eshte mesuar tragjedia prane vendit te ngjarjes kane mberritur perfaqesues te policise dhe te Bashkise se Sukthit. Keta te fundit kane premtuar se do te perballojne te gjitha shpenzimet e ceremonise se varrimit te kater femijeve. Ndonese eshte njoftuar per te ardhur ne Sukth babai i viktimave nuk eshte dukur ne zone. Familjare te tij mesohet te jene shfaqur pas tragjedise duke vendosur qe varrimi i femijeve te kryhet ne nje fshat te Krujes ku dhe jeton babai i tyre. Ne oret e mbremjes trupat e te miturve u transportuan drejt ketij fshati ku pritet te zhvillohet dhe percjellja e tyre per ne banesen e fundit me shpenzimet e autoritetit vendor te zones ku ndodhi tragjedia. Per banesen e fundit te tyre kete here nuk ishte e ema ajo qe i rriti me vuajtje per vite te tera per tu siguruar atyre nje strehe dhe buke qe te vendoste. Bie ne grope me uje vdes 4-vjecarja

DURRES - Bie ne gropen e gelqeres vdes femija kater vjece. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme ne fshatin Xhafzotaj ne Durres. Sipas policise e mitura Adelina Rama ne nje moment pakujdesie te prinderve ka dale nga banesa per te luajtur duke perfunduar me pas ne nje grope gelqereje te mbushur me uje nga shirat. Prinderit e vogelushes kur vune re mungesen e gjate te saj dolen menjehere ne oborr dhe gjeten vajzen qe perpelitej ne gropen e mbushur me uje. Pasi jane perpjekur per ti dhene ndihmen e pare familjaret e derguan ne spitalin e Durresit. Por me te mberritur ne urgjence vogelushja nderroi jete. Ngjarja e Xhafzotajt e con ne 5 femije bilancin tragjik ne rrethin e Durresit. l.m

SUKTH/ LEONIDHA MUSAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›