E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Turqi, tornadoja shkatërron kontejnerët e punëtorëve, 4 të vdekur në Antalia

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi një tornado goditi një kantier ndërtimi të hënën në mbrëmje, në Antalia, në jug të Turqisë.

antali

Sipas autoriteteve, fenomeni i fuqishëm atmosferik përfshiu zonën Fevzi Çakmak, ku punëtorët qëndronin në dy kontejnerë. Erërat e forta i shkatërruan strukturat dhe i hodhën në distancë pesë personat që ndodheshin brenda tyre.

Dy prej punëtorëve humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital, ku ishin transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Punëtori i pestë mbeti i plagosur, por, sipas mediave turke, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Antalya Kepez’de hortum, inşaat işçilerinin kaldığı konteynerleri parçaladı. 4 işçi hayatını kaybetti, 1 işçi yaralandı.

TRT Haber, bölgedeki yıkımı görüntüledi. https://t.co/SlPtHqfw0d

— TRT HABER (@trthaber) October 27, 2026

“Gjithçka dukej si një fushëbetejë” Banorët e zonës kanë përshkruar momente tmerri gjatë kalimit të tornados, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme brenda pak çastesh. Një banor, Turan Isik, tregoi se erërat ishin aq të fuqishme sa ishte e pamundur të shihej qartë se çfarë po ndodhte jashtë. “Furtuna u ngrit me një forcë të jashtëzakonshme dhe nuk mund të shihnim asgjë përpara nesh. Dëgjuam një zhurmë të fortë dhe një gjëmim. Fëmijët e mi ishin pranë dritares. Derisa kuptuam se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë”, rrëfeu ai. Duke përshkruar pasojat e fenomenit, banori shtoi se kontejnerët ishin hedhur në drejtime të ndryshme, ndërsa sende të shumta ishin marrë nga era dhe përplasur disa metra larg. “Gjithçka përreth dukej si një fushëbetejë. Ishte një katastrofë e madhe. Shkatërrimi ndodhi menjëherë pas shiut. Është një ngjarje tragjike”, u shpreh ai, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. U përmbys edhe një vinç, autoritetet në vendngjarje Shërbimi Meteorologjik i Turqisë kishte lëshuar më herët një paralajmërim të verdhë për reshje të dendura në zonën e Antalias. Guvernatori i qytetit, Hulusi Shahin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe konfirmoi se tornadoja kishte shkaktuar edhe përmbysjen e një vinçi në kantierin e ndërtimit. Ai e cilësoi ngjarjen si një fenomen natyror të pazakontë, duke theksuar se deri në atë moment nuk ishin raportuar tornado apo stuhi të ngjashme në pjesë të tjera të qytetit. Edhe ndërtesat përreth nuk kishin pësuar dëme të krahasueshme.

Hortumun vurduğu #Antalya’da fırtına ve yağışın etkisi böyle kaydedildi https://t.co/TgjTCKwWJ8

— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) October 27, 2026

Aksident i rëndë me autobus në aksin Isparta–Antalia

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku një autobus me pasagjerë është përmbysur në autostradën që lidh Ispartën me Antalian.

Aksidenti ndodhi pak pas kalimit të një zone me tunele, në drejtim të Antalias. Sipas informacioneve paraprake, rruga ishte e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut.

Raportimet fillestare flasin për një viktimë dhe disa të plagosur, ndërsa numri i saktë i personave të lënduar nuk ishte bërë ende i ditur.

Dy ngjarjet e rënda vijnë në një kohë kur reshjet dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shtuar rreziqet në disa zona të Turqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›