Tragjedi në një xhami në Nigeri, vriten 56 besimtarë duke u lutur

Një tragjedi i e rëndë ka ndodhur në një xhami në Kondunga, në verilindje të Nigerisë, ku 56 besimtarë u vranë nga persona të armatosur, teksa po luteshin.
Si rrjedhojë e këtij sulmi 26 persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa nuk dihet ende objektivi i sulmit.
Sipas dëshmitarëve autorët e sulmit mbanin veshur uniforma ushtarake që mund të jenë vjedhur gjatë një sulmi në bazën e ushtrisë nigeriane.
Dyshimet bien mbi militantët islamikë të sektit ekstrem, Boko Haram, të paktën kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë.
Qysh prej muajit të shkuar Presidenti Goodluck Jonathan ka deklaruar gjendjen e emergjencës ushtarake, ndërsa ka nisur “gjuetia” ndaj ekstremistëve të Boko Haram./Indeksonline/