Tragjedia Kapiteni i portit Anijet nuk leshuan asnje sinjal alarmi
Ne portin e Durresit mungojne mjetet per kapjen e sinjaleve satelitore te anijeve Pas 48 ore kerkimesh asnje trup i gjetur nga tragjedia ne ujerat e Adriatikut
Pas 24 ore kerkimesh ende nuk ka asnje shenje nga 8 trupat e humbur ne tragjedine detare e ndodhur tri net me pare 20 milje nga Durresi ku trageti i mallrave Reina u perplas me tragetin Ankara. Gjate gjithe dites se djeshme anija turke per kerkimet detare ne thellesi me emrin Barbarosa po mbeshtet anijet shqiptare ne operacionin e kerkim-shpetimit. Per sa i perket shkakut te perplasjes kapiteni i portit te Durresit Hysni Aruci sqaron se anijet e linjes kane korsi te percaktuara ku duhet te ecin dhe kur ndeshin me anije te tjera ato marrin sinjalizime per te llogaritur distancen e shkembimit ne menyre qe te shmangin perplasjen. Aksidenti tregon se dy tragetet i kane prere rrugen njeri-tjetrit dhe per pasoje ka ndodhur perplasja. Te dy duhet te tregoheshin te vemendshem ne marrjen e sinjaleve - ka sqaruar Aruci. Me tej kapiteni i portit sqaron se kapiteneria nuk ka marre asnje sinjal alarmi nga te dy tragetet. Ai shpjegon se disa ore pas ngjarjes eshte njoftuar nga kapiteneria nga Mali i Zi per marrjen e nje sinjali satelitor pas mbytjes nga trageti i mallrave. Sinjali satelitor eshte interceptuar ne Mal te Zi dhe Itali por jo ne Shqiperi. Sinjali satelitor eshte kapur nga pajisjet ne Mal te Zi dhe Itali. Ne vendin tone mungojne pajisjet per kapjen e sinjaleve satelitare - deklaroi Hysni Aruci. Ai theksoi se hetimet per aksidentin ujor do te kryhen ne Itali nga autoritete te investigimit turk dhe maltez.
Fajtori ende anonim
Kerkimi i trupave te humbur duket se ka larguar paksa vemendjen nga hetimet lidhur me shkakun e aksidentit. Askush per momentin nuk e ka nje pergjigje se perse ndodhi tragjedia. Fakt mbetet qe anija turke Ankara mesnaten e te merkures duke gdhire e enjte nga perplasja anija tregtare Reina 1 me gjatesi 78 metra dhe kapacitet 3400 tone qe lundronte drejt Malit te Zi e cila u fundos menjehere ndersa shpetuan pa demtime te renda vetem dy marinare nga 10 qe kishte ekuipazhi. Gjithcka duket se do te sqarohet vetem nga komunikimet qe mund te kete pasur ne ato momente mes dy mjeteve. Sipas autoriteteve shqiptare hetimet do te duhet te zhvillohen nga vendet ku jane regjistruar mjetet lundruese anija tregtare ne Malte ndersa trageti ne Turqi duke qene se perplasja ka ndodhur ne ujerat nderkombetare nderkohe qe anija turke Barbarosa e kerkim-shpetimit krahas kerkimit per te mbijetuar duhet te jete e vemendshme edhe per evidentimin e gjurmeve qe mund te cojne drejt shkaqeve te perplasjes. Kapiteni i portit te Durresit ka theksuar se dy tragetet i kane prere rrugen njeri-tjetrit dhe se shpresat per te mbijetuar pas dites se djeshme jane shume te vaketa. Normalisht njeriu mund te mbijetoje vetem disa ore ne uje do te gjenden te mbijetuar vetem duke shpresuar te ndonje mrekulli - ka sqaruar kapiteni Aruci. Pas mesdites trageti Ankara i cili kishte ne bord mbi 190 pasagjere u rinis drejt portit te Barit ne Itali ashtu sic kishte destinacionin pasi nga kontrolli qe iu be nuk kishte pesuar demtime gjate perplasjes.
Ambasadori turk ne Tirane viziton te mbijetuarit
Ambasadori turk ne Tirane Hasan S. Asan vizitoi diten e djeshme dy te mbijetuarit e tragjedise se nje dite me pare ne ujerat nderkombetare te Adriatikut te cilet po marrin ndihmen e nevojshme mjekesore ne spitalin e Durresit. Ambasadori turk e cilesoi ngjarjen shume tragjike dhe vleresoi punen e autoriteteve shqiptare dhe angazhimin e tyre ne operacionet e kerkim-shpetimit. Bashkepunimi me autoritetet shqiptare ka qene ne nivele te larta - deklaroi ambasadori turk. Perpjekjeve te rojes bregdetare shqiptare ne Adriatik per gjetjen e te zhdukurve i eshte bashkuar dhe anija turke Barbarosa e cila ka mberritur dje ne mengjes ne brigjet shqiptare. Duke falenderuar autoritetet shqiptare per gatishmerine e treguar qe ne momentet e para te ngjarjes Asan u shpreh se kjo flet per raportin e miqesise qe ekziston mes dy vendeve tona. Marinaret jane shume te tronditur por u shprehen shume te kenaqur nga pritja qe u eshte bere. Urojme qe fatkeqesi te tilla te mos ndodhin me por duhet te jemi gjithnje te bashkuar - tha ai.