E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkohej per vrasje prej 13 vitesh jetonte me identitet te rreme

Nje i kerkuar nga drejtesia shqiptare per vrasje ka rene ne prangat e policise se Romes. 38- vjecari me inicialet G. N. akuzohet per vrasje 13 vite me pare dhe gjithe kete kohe ka jetuar me identitet te rreme ne Itali. 38-vjecari kerkohej ne nivel nderkombetar qe nga viti 2007 pasi ishte denuar nga Gjykata e Durresit me 20 vite burg per vrasje te kryer ne qytetin bregdetar ne tetor te vitit 1998. Personi ne fjale ne ate kohe 25 vjec vrau nje bashkekombesin e tij me te shtena armesh gjate nje grindje ne nje bar ne Durres duke humbur per vite me radhe gjurmet e tij. Por per te mberritur tek ai policia italiane ngriti disa postblloqe deri ne zonen e Casalotti ku i shumekerkuari jetonte me identitet te rreme me certifikate dhe karte identiteti italiane. Operacionet e nevojshme per identifikimin e sigurt te te kerkuarit zgjaten disa ore dhe u kurorezuan fale bashkepunimit te Interpolit italian dhe Policise Shqiptare. I arrestuari aktualisht ndodhet ne burgun e Regina Coeli-it ne pritje te gjyqit nga Gjykata e Apelit ne Rome ku pritet te marre dhe vendimin e prere per te vuajtur me pas denimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›