I vune tritol hyrjes ne pallat arrestohen kater persona
Nje tjeter ngjarje e rende ka tronditur dhe ka terrorizuar banoret e kryeqytetit diten e djeshme. Ne katin e dyte te nje pallati ka shperthyer nje sasi tritoli e vendosur ne pragun e njeres nga hyrjet. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 230 minuta ne katin e dyte te nje pallati tek rruga Naim Frasheri pas bllokut te ambasadave. Nga shperthimi nuk ka patur te lenduar por vetem deme materiale. Banoret e pallatit si dhe te pallateve ngjitur jane terrorizuar nga shperthimi i cili ka shkaktuar deme dhe ne katin e trete te pallatit si dhe ka demtuar disa makina te cilat ndodheshin te parkuara ne zone. Policia e Tirane ka shoqeruar ne polici 4 djemte qe banonin me qira ne kete apartament ku pas kontrollit te baneses ku iu gjeten dhe iu sekuestruan nga forcat e komisariatit nr. 2 rreth 4.5 kg hashash. Mesohet se personat me origjine nga Tropoja ishin nen vezhgimin e policise prej disa kohesh. Burimet nga Drejtoria e Policise se Tiranes bejne me dije se ka perfunduar ekspertiza ne vendngjarje per sasine e tritolit dhe se pista kryesore ku po hetohet eshte ajo e larjes se hesapeve.