E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderpritet greva rifillon puna ne doganat greke

Diten e djeshme ka rifilluar puna normalisht ne pikat kufitare te Kakavijes dhe Kapshtices. Greva kishte nisur tri dite me pare dhe kishte paralizuar levizjet e mjeteve dhe njerezve mes dy shteteve. Burime nga Policia doganore konfirmojne se ka rinisur puna ne piken kufitare te Kakavijes tek 3 Urat dhe ne Kapshtice. Gjate tri diteve te greves ne dogana kalonin vetem kalimtare por jo automjete. Greva nisi fillimisht ne Piken Kufitare te Kapshtices. Autoritetet doganore ne kete pike kufitare deklaruan se greva do te zgjaste 4 dite. Nderkaq nuk ka pasur asnje paralajmerim lidhur me nisjen e greves ne Piken Kufitare te Kakavijes. Punonjesit e doganes greke kane vendosur ne menyre te menjehershme nisjen e greves mengjesin e 17 tetorit duke lejuar vetem kalimin e disa mjeteve ne oret e para te mengjesit. Ne pikat kufitare kryheshin vetem procedurat per kalimin e udhetareve te cilet per te mberritur ne destinacion duhet te kalonin kufirin ne kembe per te rimarre nje mjet ne token shqiptare apo ate greke. Nderkaq ndryshe nga Kapshtica ne Piken Kufitare te Kakavijes nuk u dha asnje afat lidhur me vijimin e greves.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›