Tragjedia ajrore, pilotët e dinin se do të rrëzoheshin

Varshavë, 14 prill NOA - Kutitë e zeza nga
aeroplani i presidentit të Polonisë, Leh Kazçinski, i cili e humbi jetën të
shtunën afër Smolenskut në Rusi, kanë treguar se pilotët e shihnin se aeroplani
po rrëzohet, kurse përfundimi i komunikimit ka qenë dramatik, tha Zbignjev
Zhepa, prokuror i ushtrisë polake, i cili po merr pjesë me ekspertët rusë në
hetimet për aksidentin.
Zhepa i mohoi njoftimet se pilotët janë përpjekur katër herë të aterojnë.
Kishte vetëm një aterim, dhe nga fillimi tragjik, tha Zhepa për të
përditshmen polake Gazeta Vyborça, por nuk ka komentuar nëse edhe udhëtarët e
kanë ditur se aeroplani do të rrëzohet në tokë.
Ai ka shtuar se kur të sinkronizohet biseda në kabinën e pilotëve me vetë
fluturimin, atëherë do të bëhet e qartë 100 për qind nëse kanë biseduar vetëm
pilotët, apo aty ka qenë edhe dikush tjetër./rfe/
Më shumë: Moskë, nis analizimi i kutisë së zezë
Tragjedia ajrore erdhi pasi avioni i vjetër nuk u ndërrua për mungesë fondesh (VIDEO)