E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti i fuqishëm që goditi Kinën (VIDEO)

Pekin, 14 Prill NOA - Nga një tërmet i fuqishëm, i cili goditi të mërkurën pjesën veriperëndimore të Kinës, humbën jetën të paktën 400 persona, si dhe u plagosen 8,000 të tjerë, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Tërmeti që ndodhi në orën 7:49 të mëngjesit në provincën Qinghai, kishte fuqinë prej 6.9 ballësh sipas shkallës Rihter.

Video: swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/GgmbmGLFiLI','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});

Sipas Qendrës së Tërmeteve në Kinë, tërmeti goditi qarkun Yushu, një zonë kjo e largët malore dhe pak e populluar kryesisht nga tibetianë.

Radioja Kombëtare e Kinës njoftoi se 80 për qind e shtëpive në zonën e goditur janë shkatërruar.

Përpjekjet për shpëtim po pengohen nga mungesa e lidhjeve telefonike, të cilat janë dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit. /rfe/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›