E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia detare, anija turke kthehet në port, kërkimet pa rezultat

DURRES- Ndërpritet kërkimi për 8 trupat e zhdukur të ekuipazhit të anijes turke, “Reina-1”.  Anija u mbyt 4 netë më parë në detin Adriatik, për shkak të përplasjes me tragetin e linjës Bari- Durrës, “Ankara”, 20 milje larg portit detar. Tragjedisë arriti ti mbijetonte vetëm kapiteni dhe ndihmësi i tij.

Kapiteneria e portit të Durrësit bën të ditur se anija turke, e cila vijonte e vetme kërkimet është kthyer në port, pa asnjë rezultat.

Ndonëse anije ushtarake “Barbarosa”,ishte e pajisur me aparatura moderne të kërkimit në sipërfaqe, por edhe në thellësi të detit, nuk ka arritur të gjejë asnjë nga trupat e 8 marinarëve të zhdukur.

Një pjesë e bazës materiale të anijes së mbytur është gjetur nga anija e Guardia di Financa italiane e cila ndodhet në portin e Durrësit, dhe materialet janë depozituar pranë rojes bregdetare për hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›