E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Butrintit 59 vjet burg dhe gjoba 4 fajtoreve

TIRANE-Ka perfunduar gjyqi per tragjedine ne Liqenin e Butrintit ne vitin 2008 ku klandestinet ne perpjekje per te kaluar kufirin u mbyten 5 persona mes te cileve nje foshnje 3 muajshe.
Gjykata denoi sot me disa dhjetra vite burg dhe gjoba ne para per 4 te pandehurit e akuzuar si fajtore per ngjarjen.

Gjykata e Sarandes vendosi te denohet me 21 vjet burg dhe 8 milione gjobe Hyqmet Sollakun me 17 vjet e 8 milione leke gjobe shtetasin Dashamir Mane 16 vjet e 8 milione leke gjobe per shtetasin Brahim Madhi dhe Albert Gegan me 5 vjet burg e 8 milione leke gjobe.
Mesohet se Gega dhe Madhi jane ende ne kerkim nga policia prej dy vjetesh nga dita qe ndodhi tragjedia.

Ngjarja e bujshme e vitit 2008 ku humben jeten 5 vete mes te cileve edhe nje foshnje 3-muajshe u konsiderua me e renda pas asaj te 11 Janarit duke risjelle dhe njehere ne vemendje plaget e emigracionit klandestin.

Ngjarja
ne tetor te vitti 2008 klandestinet do kalonin liqenin me varka peshkimi dhe me pas do vazhdonin ne kembe ne kufirin tokesor prane Qafe-Botes per te dale ne Greqi. Shtetasi Dashamir Mane ka hipur 13 klandestine ne rrugen e pare te tij per ne krahun tjeter te liqenit. Dritan Jaho me te shoqen dhe foshnjen kane kerkuar te hipin ne rrugen e pare te varkes por te qarat e foshnjes kane bere qe Mane te mos pranoje ti marre per shkak se mund ti degjonte policia. Cifti me foshnje ka hipur ne varken e dyte ku ishin 12 klandestine te tjere. Bashke me ta kane hipur dhe tre trafikantet Dashamir Mane Hyqmet Sollaku dhe Gramozi vellai i Hyqmetit. Pesha e tre trafikanteve ka qene fatale per varken por edhe nje grindje e nisur mes tyre dhe Dritanit per shkak se foshnja kishte rifilluar te qante. Levizjet e pakontrolluara te tyre drejtimi diletantesk i varkes me shume shpejtesi dhe pesha ndikuan qe barka te mbytej gati ne mes te distances 150-200 metra qe ndante nisjen nga mberritja ne bregun tjeter te Liqenit te Butrintit. Nga mbytja humben jeten Elvira Jaho 22 vjece nga Berati foshnja e saj 3-muajshe Klara Festim Hoxha 25 vjec Ndricim Myftaraj 17 vjec dhe Amarildo Kuke 20 vjec.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›