Tragjedia e Fushë Arrëzit, Thaçi mesazh ngushëllimi kryeministrit Berisha
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për aksidentin tragjik të së shtunës në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë tuaj, qyetetarëve të Shqipërisë dhe familjeve të viktimave, ndërkaq, të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, thuhet në telegramin e Kryeministrit Thaçi homologut të tij Berisha.
< I mëparshmi
< I mëparshmi