E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani takime me bankat e Elbasanit dhe Shkodrës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka zhvilluar takime me një nga Bankat e qytetit të Elbasanit dhe në një në qytetin e Pogradecit. Fullani theksoi se takime të tilla kanë për qellim një komunikim sa më të mirë me publikun. 

ELBASAN-Në kuadër të takimeve rajonale që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani zhvillon me grupe të ndryshme interesi , janë dhe takimet e zhvilluara në një nga Bankat e qytetit të Elbasanit dhe në një në qytetin e Pogradecit. Fullani theksoi se takime të tilla kanë për qellim një komunikim sa më të mirë me publikun, për rolin e Bankës së Shqipërisë, për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar.
Sipas tij sistemi bankar në Shqipëri vlerësohet një sistem bankar i mirë i cili vazhdon të funksionojë me kreditime me ritme të qëndrueshme. Nga ana e të pranishmëve në këto takime janë bërë prezent disa nga problemet, ndërkohë që Fullani ka deklaruar se sistemi bankar do të forcohet dhe do të ndikoje në zbutjen e krizës globale që prek dhe vendin tonë.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›