E Shtunë, 31 Tetor 2026

"La Scala" rremben fituesen e "Marie Krajes"

Sopranoja Evis Mula fitoi edicionin e dhjete te Festivalit Operistik Nderkombetar "Marie Kraja", ne nje mbremje spektakel qe dhuroi emocione te pambarimta. Fituesja Mula dhe kosovarja Besa Llugiqi ftohen nga drejtori Luca Targetti ne "La Scala"

Nje mbremje gala, e mbushur me emocionet e nje konkursi nderkombetar dhe shume spektakel, ka qene ajo c'ka ofruar nata finale e edicionit te dhjete te Festivalit Operistik "Marie Kraja". Te dielen ne mbremje eshte mbyllur edicioni i radhes i festivalit, i vetmi ne llojin e tij ne Shqiperi, dhe producentja dhe prezantuesja e tij, Zana Cela ka ofruar ne sallen e Akademise se Arteve jo vetem nje gare te madhe, por edhe nje spektakel te vertete nen regjine e Pali Kukes. Per me shume se tri ore, pervec interpretimit te shkelqyer te dhjete finalisteve te perzgjedhur nga juria nderkombetare, e diela eshte kthyer ne nje nate festive. Kulmi i se ciles eshte shenuar ne momentin e ndarjes se cmimeve te medha per kete vit. Ne kete jubile cmimin e madh qe mban emrin e yllit te skenes tone e ka fituar nje shqiptare. Juria nderkombetare e drejtuar nga Joan Matabosch, - drejtor artistik i teatrit te Barcelones,- ka votuar per sopranon Evis Mula si me te miren e edicionit te dhjete te festivalit "Marie Kraja". Cmimin e dyte e ka fituar baritoni italian Francesco Landolfi, ndersa te tretin sopranoja amerikane Michelle Trovato. Por lajmet e mira nuk kane perfunduar vetem me shpalljen e emrave te fituesve. Pas spektaklit te ofruar mbremjen e se dieles nga producentja Zana Cela, Drejtori Artistik i Teatrit "La Scala" ne Milano ka ftuar zyrtarisht fituesen Evis Mula dhe sopranon kosovare Besa Llugiqi ne teatrin me fame boterore. Dy vajzat e vecuara nga drejtorit i "La Scala"-s, si zerat me premtrues te ketij edicioni, do te nisen brenda pak ditesh per nje audicion ne skenen aq te lakmuar per artistet e rinj dhe jo vetem. Keshtu pra, ende pa perfunduar mire, Festivali Nderkombetar "Marie Kraja", ka hapur dyer te reja mundesish dhe ka ngritur ura bashkepunimi. Dy sopranot e talentuara qe interpretuan me sukses ne skenen e "Marie Krajes" kane fituar nje bilete per ne Milano, prej nga, te gjitha gjasat jane, qe te perfitojne mundesi te jashtezakonshme per karrieren e tyre. Targetti, ka mbajtur ne kete menyre edhe premtimin qe dha kur sapo shkeli ne token shqiptare. Ai u shpreh se jo vetem qe e kishte planifikuar me kohe pjesemarrjen e tij ne festivalin e organizuar nga producentja e njohur shqiptare, por edhe se do t'i gjykonte me kujdes konkurrentet e ketij viti, ne menyre qe te veconte zerat me te talentuar per t'u krijuar mundesite per te shkuar me tej.

***

Nderkaq ne finalen e se dieles producentja dhe prezantuesja e festivalit Zana Cela ka ofruar ne sallen e Akademise se Arteve jo vetem nje gare te madhe nderkombetare, por edhe nje spektakel te bukur mbi nje skene madheshtore per skenografine e se ciles kishte menduar Bashkim Zahaj. Per me shume se tre ore pervec interpretimit te shkelqyer te dhjete finalisteve te perzgjedhur nga juria nderkombetare, mbremja ka qene edhe nje udhetim retrospektive neper dhjete vitet "Marie Krajes". Nje material i pasur filmik, pasazhe me fituesit e shumte nder vite dhe mbi te gjitha nje homazh per te madhen Marie Kraja, emrin e te ciles mban ky festival, kane percjelle te spektatoret emocione te vecanta. Kane parakaluar keshtu perpara publikut pamjet e mbremjes se 22 janar te vitit 1999, kur u ngrit sipari i nje ngjarjeje te pazankonte per ambientet artistike te kohes. Ate mbremje te ftohte dimri, festivali (atehere) kombetar i vokalit operistik ngrohu skenen e mpire te Teatrit te Operas dhe te Baletit me zerat e kengetareve te rinj shqiptare. 20 soprano, tenore, bas dhe baritone paten fatin te ishin ne nje sfide jetike per karrieren e tyre, qe do te vleresohej per here te pare nga nje juri nderkombetare. Ishte koha kur opera shqiptare kishte divat e saj, kishte zerat qe vinin nga nje epoke e shquar dhe qe me pasion e kembengulje i jepnin jete skenes kombetare. Por koha kerkonte me shume. Sepse historia kishte mbetur tek lavdia e te medhenjve, por pa gjetur dot nje trashegimtar te vetem mes brezave te rinj. Ne kete gjendje amullie, kur publiku kerkonte vazhdimesine, ndersa skena protagonistet e saj te rinj, lindi festivali "Marie Kraja", nje iniciative e guximshme e Zana Celes, e cila me mbeshtetjen e forte te nje grupi artistesh, hodhi hapin per te kapercyer ngercin qe skena kombetare nuk e meritonte. Me kete atmosfere te kesaj ngjarje, te kthyer tashme ne tradite, qe sivjet festoi vitin e dhjete te jetes, jane shfaqur copeza interpretimesh nga fituesit nder vite te "Marie Krajes", duke filluar qe nga fituesja e edicionit te pare Mariana Leka e deri tek ai i edicionit te nente, baritoni Michael Anthony McGee, fitues i edicionit te kaluar.

***

Pervec retrospektives ne skenen e "Marie Krajes" kete vit u ngjiten edhe shume te ftuar. Ka pershendetur festivalin Rame Lahaj, fituesi i cmimit te trete te edicionit te kaluar. Nje interpretim emocionues kane ofruar edhe solistet e Teatrit te Operas dhe Baletit, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, te cilet kishin krijuar nje koreografi enkas per kete nate, mbi tingujt e jares se njohur shkodrane "Per mue paska kene kismet". Ndersa dhjete finalistet kane sjelle ne skene nje minispektakel me vete me interpretimin e secilit prej tyre nga nje kenge te njohur nga vendi i tij. Madheshtia e spektakli ka arritur kulmin kur te gjithe bashke, te shoqeruar edhe nga dy fitueset nder vite te "Marie Krajes", soprano Mariana Leka dhe Eriona Gjyseli, kane interpretuar jaren e famshme shqiptare "Ta dish".

Me te tille atmosfere festive edicioni i dhjete i festivalit "Marie Kraja" ka nxjerre edhe kete vit fituesin e vet. Ne kete menyre themeluesja e festivalit, te vetem ne llojin e tij ne Shqiperi "Marie Kraja", producentja Zana Cela e ka cuar deri ne fund sfiden e radhes. Per dy nete ajo ka ngjitur ne skene 20 konkurente te ardhur nga te pese kontinetet, te cilet garuan per cmimin e madh qe mban emrin e artistes qe themeloi operen shqiptare, Marie Kraja. Cmimi i ketij festivali i ngritur si institucioni me i rendesishem i muzikes operistike shqiptare kete vit ka mbetur ne Tirane. Sic ka ndodhur edhe here te tjera ne te shkuaren juria ka vendosur qe shanset t'i jepen nje sopranoje shqiptare. Ajo e ketij viti quhet Evis Mula, dyert per te cilen u hapen ende pa perfunduar edicioni i dhjete e "Marie Krajes'.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›