Kosova: Nuk ka dialog me Serbinë

Bekim Çollaku
Bashkimi Europian u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të nisin dialogun, pavarësisht se ndërrimi i lidershipit serb ka krijuar paqartësi të mëdha në këtë drejtim.
Qeveria e Kosovës thotë se nuk do të ketë dialog, pa zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve.
Shefi i stafit të zyrës së kryeministrit, Bekim Çollaku, ka thënë për Express se nuk mund të flitet për raund të ri të bisedimeve, duke pasur parasysh se marrëveshjet e arritura deri tani nuk janë respektuar nga Beogradi.
Ndërrimi i pushtetit në Serbi ka vënë në pikëpyetje jo vetëm zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe vetë vazhdimin e këtij dialogu.
Qeveria e Kosovës thotë se, asgjë nuk është qartë tani për tani sa i përket dialogut, pasi çdo ndërrim pushteti mund të sjellë me vete ndërrim politikash e strategjish. /Express/
Përgatiti: E.L