E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Himarës, ngecin hetimet, s' nxirret autobusi

Të tjera rreth shkrimit Tragjedia 4 studente i rikthehen jetës normale Llogara, autobusi rrëshqet fati shpëton 40 turistë VLORE- Autobusi i aksidentit tragjik te Himarës ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosen 25 të tjerë vazhdon të qëndrojë ende në vendin ku u rrezua një javë më parë.

Burime nga Prokuroria e Vlorës, kanë bërë të ditur për gazetën Shqiptarja.com se megjithëse i janë drejtuar për ndihmë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit për të mundësuar nxjerrjen e tij nga humnera, kjo nuk ka ndodhur pasi asnjë prej dy institucioneve nuk ka mjetet e duhura për të kryer këtë operacion.

Një situatë e tillë ka vështirësuar së tepërmi punën e ekspertëve, të cilët janë detyruar te zbërthejnë pjesët e autobusit për të analizuar çdo element që mund të ketë sjellë aksidentin tragjik. Ndërkohë, mjeti, i cili tashmë mban edhe barrën e provës, përgjatë një jave ruhet nga një patrullë e qarkullimit rrugor.

Hetimet po kryhen nga organi i akuzës i Vlorës dhe grupi hetimor i përbërë nga 4 prokurorë drejtohet nga Erjon Çela dhe ka në përbërje disa oficerë të policisë gjyqësore. Brenda kësaj jave pritet të dale konkluzioni në lidhje me shkakun e aksidentit, ndërsa sipas policisë ai ka ardhur nga shpejtësia me të cilën ecte drejtuesi i mjetit.
(eq/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›