E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia pësoi ulje pagash në 62 për qind që nga viti 2003

Bledi Gilaj

Në një institucion të zbatimit të ligjit, paga e një pastruesi është më e lartë se paga e një punonjësi bazë të policisë

Paga e një drejtori në administratë që menaxhon në disa raste deri në 5 – 7 punonjës është e njëjtë me kreun e policisë

Diskriminimi i policisë në vite

RAPORTI

Bledi Gilaj

Të thuash që policia i ka pagat e ulëta në krahasim me punën që bën, pavarësisht që qeveria thotë të kundërtën, është një fakt që e dinë shumë vetë. Por, që paga e një polici, është më e ulët se paga e një pastruesi, është e vështirë ta besosh. Megjithatë, ky është realiteti në Shqipëri. Këtë e konfirmon vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në një raport të përgatitur nga specialistët më të mirë të saj, në bashkëpunim me programin ICITAP, misionin PAMECA dhe Sindikatën e Policisë, të cilin ia kanë dërguar edhe qeverisë, e cila bën një sy qorr dhe një vesh shurdh, duke mos e vënë ujin në zjarr për këtë problem, e duke vazhduar ritmin e saj, se pagat në Shqipëri janë rritur, e që policia është në qendër të vëmendjes së saj.

Raporti konfidencial, prej 35 faqesh, i cili tashmë është siguruar ekskluzivisht nga gazeta Shqip, tregon sesi realisht pagat e punonjësve të policisë janë ulur që nga viti 2003 e deri në vitin 2011. Në të vërtetë, paga bruto e çdo punonjësi policie është rritur, por ajo neto, pikërisht paratë që çdo efektiv dërgon në shtëpi, janë pakësuar, pa llogaritur në këtë mes rritjen ndër vite të inflacionit. Në raportin e përgatitur thuhet shkoqur se paga e policisë nuk i reflekton si duhet përgjegjësitë e pozicionit të punës. Në një institucion të zbatimit të ligjit, paga e një pastruesi është më e lartë se paga e një punonjësi të patrullës së përgjithshme në Policinë e Shtetit, apo paga e Drejtorit të Përgjithshëm në Administratën Publike që menaxhon në disa raste deri në 5 -7 punonjës është e njëjtë ose dhe më e lartë se paga e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili menaxhon 9915 punonjës policie, thuhet në raportin për uljen e pagave. Uljet janë në shifra drastike dhe të shumëllojshme për çdo nivel apo strukturë të organizatës së policisë, që siç thonë vetë specialistët, kjo ndikon në ulje të performancës dhe në rritje të korrupsionit në radhët e uniformave blu. Domosdoshmëria për kryerjen e këtij raporti ka buruar nga analizat e brendshme të Policisë, dhe rekomandimeve të misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit, si Programi ICITAP dhe plani i veprimit të Misionit PAMECA III, për përmirësimin e pagave të punonjësve të policisë. Sipas paragrafit 32 të Kodit Europian të Etikës për Policinë, policia ka të drejtën që të ketë një pagë dhe siguri shoqërore të përshtatshme, si dhe masa speciale për shëndetin dhe sigurinë për shkak të natyrës së veçantë të punës së policisë, po ashtu dhe në nenin 88 të Ligjit të Policisë së Shtetit, përcaktohet se punonjësi i policisë ka përparësi në trajtimin në pagë për shkak të përgjegjësisë dhe të rrezikshmërisë së lartë në detyrë, ndërkohë që trajtimi financiar aktual i punonjësve të policisë nuk i përligj këto detyrime. Madje, Policia e Shtetit ka nivelin më të ulët të trajtimit financiar krahasuar jo vetëm me policitë e vendeve perëndimore, por dhe me policitë e vendeve të rajonit.

Dilema nga studimi

  • A janë pagat e punonjësve në raport me misionin e policisë dhe shkallën e rrezikshmërisë në detyrë?
  • A është ndjekur e njëjta politikë pagash për strukturat e policisë në raport me strukturat e tjera të administratës publike?
  • A kanë mundësi financiare punonjësit e policisë që të përballojnë koston reale të jetesës në familjet e tyre?
  • A janë pagat e punonjësve të policisë të përafërta me organizatat policore të vendeve të rajonit?

Dilema nga studimi

  • A i përfitojnë trajtimet financiare punonjësit e policisë në zbatim të akteve normative në fuqi?
  • A ka mundësi Policia e Shtetit në nivelin aktual të pagave, të rekrutojë punonjës me cilësi të shkëlqyera dhe kryesisht në funksione specifike si krimi kompjuterik, krimi financiar, policia shkencore etj?
  • A ka mundësi Policia e Shtetit që me nivelin aktual të pagave të ketë një performancë cilësore të punonjësve të saj?

Dilema nga studimi

  • A ka burime financiare të brendshme Policia e Shtetit, të cilat mund të përdoren më me eficencë?
  • A përfitojnë punonjësit e policisë trajtim suplementar mbi bazën e kontributeve të paguara?
  • A ka mundësi Policia e Shtetit që me trajtimin aktual financiar për pension të parakohshëm të ofrojë alternativa për punonjësit të cilët duhet të largohen për ti dhënë frymëmarrje organizatës?

Vitet 2003-2011

Si u ulen pagat e policisë krahasuar me administratën

Struktura e pagave në Policinë e Shtetit nga viti 1991 deri në shtator 2003 ka qenë pagë për funksion (sipas klasave), sistem i njëjtë me atë të administratës publike, me përjashtim të shtesës në përqindje mbi pagë, e cila ishte 65 – 80%. Paga ishte e njëjtë në të gjitha komponentët e saj si: klasa, vjetërsia dhe punë e dëmshme për shëndetin. Në total, një punonjës i Policisë së Shtetit, pavarësisht se ku shërbente, trajtohej financiarisht me 80% dhe një punonjës civil me 65% më tepër se një punonjës i administratës publike. Në shtator 2003, u kalua në dy sisteme të ndryshme pagash. Për punonjësit me gradë policore në vitin 2003, paga u rrit në masën 21.8% në krahasim me pagat e mëparshme, duke ruajtur të njëjtin raport prej 80% më të lartë se pagat e punonjësve të administratës publike, ndërkohë në vitet në vazhdim nuk u ruajt ky raport duke bërë që diferenca e pagave me administratën publike të ulet nga 80% në 18%. Për punonjësit civilë, deri në muajin korrik të vitit 2007, janë ruajtur të njëjtët komponentë page si më parë, ndërkohë që pas këtij viti u hoqën shtesat, duke barazuar pagat me të gjithë administratën.

Raportet e zhdrejta

Pagat bruto u rritën, por ndalesat zvogëluan neton

Në vitet 2003-2011, koeficienti i rritjes së pagës neto nga viti në vit ka ardhur në ulje, nga 23% në vitin 2003, në minus 4% në vitin 2011, ndërkohë që duke marrë parasysh inflacionin e deklaruar në vite, rezulton se koeficienti i rritjes së pagave për gradë nga viti në vit, për punonjësit e policisë, ka ardhur në ulje të vazhdueshme nga 19.7% në vitin 2003 në minus 8.1% në vitin 2011. Në disa vite si viti 2004 dhe viti 2011 jo vetëm që nuk ka pasur rritje të pagës neto, por rezulton se pagat neto janë ulur në minus 0.3% në vitin 2004 dhe minus 4% në vitin 2011, ndërkohë që duke marrë parasysh inflacionin e deklaruar në vite rezulton se ka pasur ulje të pagës neto në vitin 2004 me minus 2.5%, në vitin 2005 me minus 1.1%, në vitin 2008 me minus 1.1% dhe në vitin 2011, nga minus 0.7% në minus 9.8%. Nga tabelat e krahasuese të nxjerra në raport vërehet se linja e ndalesave dhe rritjes së pagave janë në

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›