Shkodër, i vunë gjobë policit, 2 të rinj në pranga
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj mëngjesin e sotëm, pasi akuzohen për vënien e një gjobe prej 500 mijë lekësh ndaj një punonjësi të policisë bashkiake të këtij qyteti.
Sipas informacioneve të përcjella nga policia e Shkodrës, personat e arrestuar janë Kristian Suti dhe Gjegj Pëllumbi, të dy nga 22 vjeç, të cilët i kanë vënë një gjobë punonjësit të policisë bashkiake më iniciale R. H. Sipas policisë, dy të rinjtë kishin precedentë të mëparshëm, pasi ishin dënuar edhe më parë për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.
Ata janë arrestuar në flagrancë, në momentin kur do të merrnin shumën prej 500 mijë lekësh nga polici bashkiak. Ndërkohë, materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
28 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)
Shkodër, i vunë gjobë policit, 2 të rinj në pranga burimi: Gazeta Shqip