E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Otrantos Prokuroria italiane Fajtore Shqiptaret

LECE- Prokuroria i shkalles se dyte ne Lece kerkon permbysjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare duke fajesuar shqiptaret per tragjedine e Otrantos ku mbeten te vdekur ne det 81 viktima te gjithe emigrante shqiptare ndersa 24 persona u deklaruan te zhdukur.

Gazeta Shqiptare boton sot ekskluzivisht detaje te seances se zhvilluar dje pertej Adriatikut. Prokurori i shkalles se dyte Veto Vignola ka argumentuar ne pretencen e tij se ne te ashtuquajturen Tragjedi e Otrantos qe ndodhi me 28 mars te vitit 1997 nuk eshte fajtore pala italiane porse shqiptaret jane vetvrare pasi nuk i jane pergjigjur thirrjeve te anijes luftarake Sibilla qe te ndalonin dhe tu jepej ndihma e nevojshme.

Lajmi ka irrituar shoqaten e te mbyturve te Otrantos ne Vlore. Gjykata Italiane eshte terhequr per te dhene vendimin me 5 tetor dhe familjaret e viktimave kane deklaruar se do te protestojne perpara Prokurorise se Leces dhe do ti kerkojne gjykates qe te jete e pavarur ne vendimin e saj.

13 vite me pare 120 emigrante shqiptare me Katerin e Rades udhetuan nga Otranto ne drejtim te brigjeve italiane. Pas goditjes nga anija luftarake Sibilla. Nga perplasja e fuqishme mbeten te vdekur ne det 81 viktima te gjithe emigrante shqiptare ndersa 24 persona u deklaruan te zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjenden kurre. Gjykata ne shkallen e pare fajesoi palen italiane duke denuar me kater vite burg ish kapitenin e Anijes Sibilla nderkohe qe me vendim te qeverise italiane secili nga familjaret e viktimave do te merrte nga 35 mije euro demshperblim para te cilat nuk u dhane kurre.
s.g/balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›