E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e anijes në Itali/ Vijojnë kërkimet për të zhdukurit, mbijetojnë dy shqiptarë

Itali- Dy shtetas shqiptarë mesohet të kenë qene pjesë e pasagjerëvë të anijes Costa Concordia e cila ngeci në një masiv rërë në brigjet italiane. Mesohet se të dy shqiptarët kanë shpëtuar dhe gjëndja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Sipas mediave italiane anija me turistë kishte plot 64 kombësi të ndryshme.

Autoritetet italiane bënë me dije se po bëhen gati për të nisur punimet për shpëtimin e anijes turistike “Costa Conkordia, ndërsa megjithëse kërkimet për të mbijetuar nuk janë ndalur, thuasje nuk ka më shpresa për të gjetur të tjerë. Ekipet e shpëtimit kanë kontrolluar çdo pjesë të anijes mbi nivelin e ujit dhe sipas tyre edhe rreziku i derdhjes së naftës në det është minimal.

Deri tani 11 trupa janë gjetur nga zhytësit, ndërsa 24 persona të tjerë rezultojnë të humbur. autoritetet besojnë se këto të fundit mund të kenë rënë në det natën e përplasjes së anijes, ose të kenë mbetur të bllukaur në zonat e anijes që janë nën ujë. Mediat italiane bënë me dije se kapiteni i anijes Françesko Sketino është nxjerrë nga burgu, por me urdhër të gjykatës do të qëndrojë në arrest shtëpie. Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se kishte bërë maksimumin dhe kishte shpëthuar shuëm jetë njerëzish me manovrat e tij pas përplasjes. Por në fakt, një telefonatë e regjistruar nga kapiteneria e portit tregon të kundërtën.

Sipas prokurorisë Sketino braktisi anije para se të evakuoheshin pasagjerët dhe  në fakt, në telefonatë shefi i autoriteteve portuale të Livornos Gregorio de Falco urdhëron disa herë sketinon që të kthehet në anije dhe të ndihmojë pasagjerët. 4200 perosna gjendeshinë në bordin e anijes natën e aksidentit tragjik. Disa prej tyre u detyruan që të dalin me not në breg, pasi këndi i animit të anijes e bënte të pamundur përdorimin e varkave të shpëtimit.

Corriere della Sera publikon listën e plotë të kombësive të pasagjerëve që ndodheshin në anije në çastin e fundosjes së saj. Mesohet se në bordin e Costa Concordia-s ishin: 989 italianë, 569 gjermanë, 462 francezë, 177 spanjollë, 129 amerikanë, 127 kroatë, 108 rusë, 74 austriakë, 69 zviceranë, 46 brazilianë, 46 japonezë, 42 holandezë, 33 ukrainas, 30 koreanë, 20 rumunë, 26 nga Hong Kong, 25 britanikë, 21 australianë, 17 argjentinas, 13 tajvanezë, 12 kanadezë, 12 kinezë, 11 portugezë, 10 kolumbianë, 10 kilianë, 9 turq, 8 belgë, 8 izraelitë, 9 kazakistanezë, 8 peruanë, 8 polakë, 6 moldavë, 6 nepalezë, 5 suedezë, 5 venezuelanianë, 4 danezë, 4 nga Republika Domenikane, 4 serbë, 4 afrikano-jugorë, 3 nga Antilet Holandeze, 3 bjellorusë, 3 grekë, 3 hungarezë, 3 iranianë, 3 irlandezë, 3 maqedonas, 2 shqiptarë, 2 kubanezë, 2 algjerianë, 2 ekuadorianë, 2 meksikanë, 2 finlandezë, 1 nga Andorra, 1 bullgar, 1 boshnjak, 1 çek, 1 indian, 1 maroken, 1 norvegjez, 1 nga Zelanda e Re, 1 filipinas dhe një uruguaian.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tragjedia në Durrës, ndërpriten kërkimet për marinarët turq Durrës- Kërkimet për gjetjen e shtatë trupave të marinarëve turq...
  2. Anija në Itali/ Prag katastrofe mjedisore, 2.300 ton karburant rrëzikojnë të derdhen në det Itali Një katastrofë të vërtetë mjedisore mund të shkaktojë anija...
  3. Itali, arrestohen me 5.4 kg drogë dy shtetas shqiptarë Arrestohen me 5.4 kg drogë në Itali, dy shtetas shqiptarë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›