Spahiu: Drejtësia nën presion dhe sulm, Kushtetuesja të ndërhyjë
Tiranë- Një presion dhe sulm ndaj drejtësisë është cilësuar, nga nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, procesi i nisur sot në Komisionin e Ligjeve për shkarkimin e tij nga detyra.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu reagoi menjëherë pasi Komisioni i Ligjeve votoi për ngritjen e një grupi hetimor lidhur me shkarkimin e tij. Sipas Spahiut ky është një rast i paprecedentë pasi qeveria po ndërhyn hapur në sistemin e drejtësisë duke tentuar ta kontrollojë atë.
Kryeministri po ushtron presion të hapur ndaj meje, presion i paprecedent, dhunim ku një pushtet kërkon të vendosë kontroll politik mbi një pushtet tjetër, nuk mundet një pushtet të ushtrojnë kontroll mbi pushtetin tjetër në demokraci, ku tre pushtetet qendrojnë të ndaraDistancohem nga këto nisma antikushtetuese, nuk do marr pjesë kurrë në punimet e këtij komisioni të ngritur në antikushtetueshmëri, kur nuk dëgjon zërin tim si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si mund të dëgjojë qytetarin?- tha Spahiu.
Ndërsa ka bërë thirrje se Gjykata Kushtetuese duhet ta ndërhyjë në ndalimin e cënimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë në vend.
Kërkoj antikushtetueshmërinë e këtij komisioni hetimor. Gjykata Kushtetuese të ndalë këtë diktaturë të pushtetit, sistemi i frikës ka cënuar lirinë- deklaroi Spahiu.
Gjatë prononcimit të tij Spahiu deklaroi se tashmë nuk mund të japë dorëheqjen, e paralajmëruar një javë më parë, pasi ndihet nën presion.
Një javë më parë në disa media pata paralajmëruar dorëheqjen time, por në kushtet e këtij presioni nuk mund ta bëj, kjo nuk është më cështje personale por krijon një precedent të rëndë diktatorial për funksionimin e drejtësisë. Ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë, drejtësia nën presion dhe sulm- tha Spahiu.
Shkrime të tjera me interes:
- Kreshnik Spahiu: Të hetohen lidhjet e krimit me politikën Prishtinë- Kreshnik Spahiu, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë...
- Nisin procedurat për shkarkimin e Kreshnik Spahiut Tiranë- Procedura për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu...
- Reagon Spahiu për shkarkimin e tij: Antikushtetues, qeveria do të kontrollojë drejtësinë Tiranë- Ka reaguar menjëherë, pas deklaratës së kryeministri Berisha për...