E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e të qenit grek

Libri "Për Fatkeqësinë e të Qenit Grek" është njëlloj tërheqjeje e rëndë e vërejtjes për bashkatdhetarët e tij, i shkruar nga shkrimtari e filozofit grek, Nikos Dimou. Edhe pse i shkruar 37 vjet më parë, libri duket sikur është shkruar enkas për krizën e sotme.

I pyetur nga Deutsche Welle se, përse është fatkeqësi të jesh sot grek, Dimou u përgjigj:

“Ne grekët kemi një problem të madh identiteti. Kur Greqia, më 1830, u çlirua nga sundimi osman, 90 përqind e grekëve ishin fshatarë. Një ‘borgjezi’ si në Evropën Perëndimore nuk ishte zhvilluar ende te ne. Ne s’kemi përjetuar rilindje, iluminizëm, reformim kishtar.

Të gjitha këto zhvillime, të cilat krijuan Evropën moderne, te ne mungojnë. Njëkohësisht, grekëve iu përcoll ndjenja se, megjithatë, janë më të mirë se evropianët e tjerë (bijtë dhe bijat fisnike të civilizimit më të madh, që ka ekzistuar ndonjëherë në botë).

Ne edhe sot jemi shumë krenarë, që jemi pasardhës të Aristotelit e Platonit, por në të njëjtën kohë kjo është paksa deprimuese. Ndihesh si djali i një fituesi të çmimit Nobel, që kurrë s’ka arritur shumë, por që vazhdimisht krahasohet me babanë e tij të njohur.

Për më tepër, Dimou s’duket aq optimistë për atë se si do të duket Greqia e pas dhjetë viteve.

“Njerëzimi do të zhvillohet, Evropa do ta tejkalojë krizën financiare. Por, unë s’besoj se do të jem në këtë botë kur të ndodhin këto gjëra. Tani jam 77- vjeçar, por edhe sikur të kem dhjetë vjet a më shumë jetë, nuk mendoj se do ta përjetoj fundin e krizës. Kriza nuk ka për ta lënë të qetë Greqinë edhe për shumë kohë”, thotë ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›