Tragjedia kujtohet me shfaqje

Sipas mediave italiane, në kujtim të viktimave kjo ditë do të përkujtohet edhe në Brindisi, ku do të jepet një shfaqje teatrore.
Kujtimi i tragjedisë do të fillojë me hedhjen e luleve në det, në portin ku ishte ankoruar anija Kateri i Radës, për të vazhduar pastaj në “Shtëpinë e Turistit”, ku nga ora 18:30 fillon inskenimi i një pjesë teatrore kushtuar tragjedisë. Teksti është shkruar nga dramaturgu dhe skenaristi, Francesco Niccolini.
Ndryshe, vënien në skenë e këtij teksti, që sqaron kronologjikisht ngjarjet e asaj nate, përfshirë edhe dhimbjen njerëzore e sekretet që deti i mori me vete, e bëri regjisori, Fabrizio Pugliese, që është ndër figurat më të njohura të teatrit puliez. Skena do të ketë dimensionet e anijes Kater i Radës, dhe ajo zë vetëm 81 spektatorë - aq sa edhe ishte numri i viktimave të tragjedisë, që as sot e kësaj dite s’ka gjetur drejtësi.
Kohë më parë, skulptori grek, Costas Varotsos, pjesën e sipërme të anijes së përmbytur e ka shndërruar në monument.