E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët jashtë vendit, por ndryshe

“Imazhi i Shqiptarëve Nëpër Botë”, titullohet seria e fotografive të realizuara nga fotografi shqiptar Roland Tasho, dhe të ekspozuara në kuadër të pranverës kulturore greke.

Dhjetëra fotografi pasqyrojnë jetën e shqiptarëve në shtete të ndryshme të botës që nga fillimvitet e 90’a e deri më sot. Pikëtakimet e personazheve me fotografitë e ekspozuara ishin të ndryshme, si në Itali, Zvicër, Amerikë, dhe së fundmi edhe në Greqi.

Shtytje e Tashos për të publikuar këtë seri fotografike ishte synimi i shfaqjes së vërtetës së shqiptarëve që janë integruar me dinjitet në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Si rrjedhojë, ka nga ata në këto fotografi që janë mësues të gjuhës shqipe, ka edhe mjekë, edhe pse pjesa më e madhe janë studentë.

Është ky vetëm një prej rrugëtimeve mes shqiptarëve nëpër botë, rrugëtimi dhe integrimi i të cilëve ishte i ndryshëm, e mbase edhe i suksesshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›