Tragjedia greke mund të ketë një “happy ending”
Greqisë i kërkohet që diferenca ndërmjet hyrjeve dhe daljeve të shtetit, para pagesës së interesave, të jetë pozitive për të sistemuar bilancin publik. Në këtë mënyrë teprica do të përballojë interesat që duhen paguar. Nuk është më e nevojshme që të lëshohet një tjetër borxh publik dhe shteti ngadalë do të marrë veten.
Në këtë mënyrë Greqia do të sitemojë ekonominë e saj, ndërkohë edhe xhepat e kreditorëve do të jenë të sigurt. Borxhi Grekë është pjesërisht pjesë e bankave dhe e shteteve europianë. Nëse Athina nuk sistemon ekonominë e saj, domethënë pushon së paguari këstet e e borxhit dhe në skadencë ky nuk rimbursohet, kreditorët e saj do të regjistojnë humbje.
Humbjet në borxhin publik grekë do transformoheshin në një rënie të kredive. Sistemi financiar europianë ka blerë borxhin e greqisë dhe e ka siguruar pjesërisht këtë borxh në sistemin financiar amerikanë. Prandaj falimentimi i greqisë do të sillte humbje për sistemit financiar europianë mbi pjesën e pasiguruar dhe humbje për sistemin financiar amerikanë mbi pjesën e siguruar, të borxhit grekë. Në këtë mënyrë efekti domino do të kalonte nga Greqia në Europë dhe në Amerikë. Prandaj i leverdis të gjthëve që Greqia të mos falimentojë.
Manovra e kërkuar më parë për të sjellë nën kontroll borxhin publik dhe më pas zvogëlimi i tij, një raport borxh publik / GDP 60% në 10 vjet, kërkon një tepricë të diferencës ndërmjet hyrjeve dhe daljeve të shtetit e barabartë me 10% të GDP-s, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Shifër kjo e aftë të vendosi nën stres cfardo sistemi politik. Sipas llogarive të FMN-së teprica e Shteteve të Bashkuara është e barabartë me 10% dhe ajo Italiane është pak më tepër se 3%, sa për të bërë një krahasim.
Greqia duhet të shkurtojë shpenzimet publike dhe të rrisë taksat. Por shume shpenzime publike janë të vështira për tu shkurtuar dhe mbledhja e taksave është akoma më e vështirë për një vend si Greqia ku evazioni fiskal është tepër i lartë.
Greqia ka dy alternativa: Të mos e paguaj fare borxhin, ose ta shty atë deri në momentin e skadencës (të shty pagesën e kësteve në skadencë). Me alternativën e dytë skadecat shtyhen në kohë në pritje që shteti të marrë veten dhe reduktohet probabiliteti i mos shlyerjes së borxhit. Atëherë Bankat europiane nuk kanë pse ti shvleftësojnë obligacionet greke dhe agjensitë e sigurimit amerikane nuk paguajnë falimentimin e Greqisë.
Nëse Greqia zgjedhë të braktisë euron për tu rikthyer në një monedhë më të dobët do të kërkohej një gjenerim inflacioni për të financuar deficitin publik, me një bankë qendrore të re. Me këtë lëvizje do të dëmtoheshin pensionistat dhe punëtorët më pak të kualifikuar dhe që nuk janë të organizuar në sindikata, ata që sot nuk manifestojnë. Monedha e dobët sidoqoftë nuk do ta rilanconte ekonominë, kjo sepse Greqia nuk ka një aparatë të sajin industrial. Një monedhë e dobët do të rriste turizmin, por ky nuk do të mjaftonte për të rregulluar as edhe një pjesë të vogël të borxhit publik.
(a.h/BalkanWeb)