Operacionit ne Libi Senati Amerikan kunder Obames

Dhoma e Përfaqësuesve të Senatit Amerikan ka votuar kundër një rezolute, e cila i jepte autoritet Presidentit Barack Obama për të urdhëruar operacionet e SHBA në Libi.
Megjithatë, të premten Dhoma e Përfaqësuesve votoi gjithashtu kundër përpjekjes së republikaneve për të prerë fondin e konfliktit libian.
Kongresi amerikan ka kritikuar gjatë javëve të fundit mbështetjen e SHBA për operacionin ushtarak të NATO-s në Libi.
Kundërshtarët e Obamës kanë thënë se operacioni përbën shkelje të legjislacionit pasi nuk ka kërkuar mbështetjen e Kongresit.
Ndërsa Presidenti Obama ka thënë më parë se ai nuk ka nevojë për miratimin e Kongresit amerikan pasi forcat e SHBA janë thjeshtë mbështetëse të NATO-s.
Aleatet e tij në Kongres i kanë bërë thirrje anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që të votojnë mbi autorizimin që i nevojitet Presidentit për të vijuar operacionin në Libi.
"Një tërheqje e papritur e mbështetjes amerikane në misionin ushtarak do të forconte Gedafin dhe do të rriste besimin e tij”, - tha një nga aleatët e Obamës në Kongres.
"Kjo do ta vinte jetën e civilëve në rrezik, unë nxis kolegët e mi të mbrojmë aleancat tona të vlefshme dhe mbi të gjitha të mbrojmë parimet e të drejtave të njeriut.”
Javën e kaluar, Obama informoi Kongresit se nga avokatët e administratës në lidhje me konfliktin në Libi nuk kërkohet aprovim shtesë i Kongresit, duke argumentuar se forcat amerikane ishin vetëm duke luajtur një rol mbështetës në operacionin e NATO-s.