Tragjedia në Himarë, Kisha Orthodhokse ngushëllon familjarët

Në këtë çast tragjik për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tepër të rëndë në Himarë, i cili tronditi thellë të gjithë qytetarët shqiptarë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë ngjarje kaq tragjike.
“ Lutemi që Perëndia të prehë shpirtrat e tyre dhe t`u japë forcë prindërve dhe të afërmve që të mund t`i kalojnë këto çaste kaq të vështira. Lutemi dhe jemi pranë edhe të plagosurve e familjeve të tyre dhe urojmë u shërim sa më të shpejtë”u shpreh Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.