E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në SHBA Berisha ngushëllon Obamën

16/02/2009  Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar dje një mesazh ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama me rastin e aksidentit të rëndë ajror të ndodhur në Bufalo, SHBA. “I nderuar Presidenti Obama! Me keqardhje të thellë mësuam për aksidentin tragjik të rrëzimit të avionit të linjës së pasagjerëve në Clarence Center, të Bufalos, si pasojë e të cilit humbën jetën 50 qytetarë të vendit tuaj. Më lejoni që në këtë moment dhimbjeje të ndaj me ju hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore dhe t’ju shpreh në emrin tim e të qeverisë shqiptare, por dhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit human për këtë humbje të madhe për familjet e viktimave dhe për qeverinë e kombin tuaj”, - shprehet Berisha në mesazhin ngushëllues. Më tej kreu i qeverisë shqiptare thekson se në këtë çast të vështirë të gjithë shqiptarët ndajnë me ju, me familjet e viktimave dhe me kombin mik amerikan dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe luten që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e amshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›