E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshojnë tarifat për noterët dhe gjyqtarët

16/02/2009  Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave miratojnë ndryshimet

Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë miratuar udhëzimin për tarifat që do të vendosen në shërbime të administratës gjyqësore, të Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë, noterisë dhe zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Sipas këtij vendimi, “tarifat për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme caktohen sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 549, datë 26.08.1996, “Për caktimin e tarifave të shërbimit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar. Ndërsa për vjeljen e tarifave për kryerjen e veprimeve e të shërbimeve administrative në gjykata, Ministrinë e Drejtësisë, prokurori dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ngarkohen administratat përkatëse të këtyre institucioneve, ndërsa për tarifën e shërbimit noterial ngarkohet Posta Shqiptare. Këto tarifa paguhen në çastin e kryerjes së veprimeve dhe bëhen me anën e pullës për tarifat fikse ose me mandatarkëtim për ato raste. Po kështu veprohet dhe për taksat mbi aktet. Pullat vendosen në çdo kopje të dokumentit të lëshuar për të gjitha dokumentet që sipas ligjit duhet të pajisen me pulla. Dokumentet janë të vlefshme kur pulla është e vulosur nga organi që kryen shërbimin. Për plotësimin e vlerës së pullës për aktet që lëshohen mund të përdoren një ose më shumë pulla, me kusht që ato të plotësojnë vlerën e tarifës. Në rast se personi kërkon kopje të akteve apo dokumenteve të lëshuara nga organet gjyqësore apo noteriale, me kusht që tek akti ose dokumenti të jetë shënuar fjala "kopje". Në rast të kundërt merret vlera e plotë e tarifës. Mbi tarifat e shërbimit të përfshira në këtë udhëzim nuk aplikohet TVSH.

tarifat e plota i gjeni ne gazeten e shkruar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›