E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Tirana me dashuri...

16/02/2009  Gjimnazistët e Tiranës kanë festuar në mënyrë të veçantë festën e Shën Valentinit në ballon e organizuar nga njësia 10. Tradita duket se ka nisur një vit më parë, kur njësia 10 me rastin e Shën Valentinit organizoi për shkollat e mesme që janë pjesë e kësaj njësie një ballo festive. Grupet e nxënësve performuan nën ritmin e valsit vjenez dhe anglez, që në bashkëpunim me shkollën e baletit "Love and Dance", iu mësuan nxënësve disa javë përpara shfaqjes.

Mbi 150 çifte nga 11 gjimnaze performuan të shtunën në ballon "From Tirana with Love". Aktiviteti u pasurua me performancën e nxënësve të shkollës së baletit, artistëve nga liceu artistik dhe kërcimi i grupit të baletit "Love and Dance". Gjithashtu u organizua një shorte, ku çmimi për fituesit ishte një darkë romantike në një restorant luksoz të Tiranës. Aktiviteti u bë i mundur në bashkëpunim me “Frederika Spoza” dhe “Ami Special Events”, që bënë të mundur veshjen e 150 vajzave me fustane nusesh, duke i dhënë një dimension special aktivitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›