Tragjedia në Tisa, Topi ngushëllon Sejdiun
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, për ngjarjen tragjike në lumin Tisa ku humbën jetën pesëmbëdhjetë qytetarë kosovarë.
Sipas zyrës për shtyp të Presidencës, në mesazhin e tij Topi shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë. “Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju përcjell ju si Kryetar i Shtetit të Kosovës dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë” vijon mesazhi i Presidentit Topi.
Sipas njoftimeve zyrtare, rreth 15 kosovarë janë mbytur në lumin Tisa, mes 14-16 tetorit. Ministria e Jashtme e Kosovës në një deklaratë, pas njoftimeve lidhur me ngjarjen në Lumin Tisa, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, është shprehur se ngjarja vazhdon të mbetet ende e pasqaruar. Dyshohet se grupi i qytetarëve nga Kosova janë zhdukur ndërsa tentonin të kalonin ilegalisht kufirin.
(d.b/BalkanWeb)