Tragjedia, nisin kërkimet për gjetjen e trupit të mbytur
Dyshohet se një 17-vjeçar gjendet në ujrat e Butrintit pas përmbytjes së varkës mbrëmë në Sarandë. Polumbaret kane rinisur kërkimet sot në orët e para të mëngjesit. Ai mendohet të jetë viktima i tretë i kësaj tragjedia pas gjetjes së trupit të pajetë të Edlirës 22 vjeçare dhe foshnjës së saj 3 muajshe. Por ende ka dyshime për të mbytur të tjerë.
Deri tani mësohet zyrtartisht se është mbytur mbrëmë rreth orësh 19.18, foshnja 3-muajshe dhe nëna e saj 22-vjeçare. Ngjarja ndodhi ëe liqenin e Butrintit në Sarandë teksa 24 persona tentonin të kalonin ilegalisht në shtetin fqinj, Greqi.
Të mbytur janë: Elvira Jaho dhe Klara Jaho, ndërsa Dritan Jaho 27 babai i foshnjës ka shpëtuar dhe gjendet në gjendje shoku në spitalin e Sarandës.
Policia e shtetit raportoi emrat e 22 personave të mbijetuar. Ata ndodhen në komisariatin e policisë së Sarandës dhe po merren në pyetje. Ata janë duke dhënë versione për numrin e personave në varkë, identitetin e tyre, etj. në bazë të këtyre dëshmive ngjarjen mbi bazë e së cilave do të dalë nëse ka ende trupra të mbytur në liqen. Nga 22 të mbijetuar, 4 janë në gjenjde të rëndë në spital. Ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmën e parë dhe kanë dalë tashmë nga spitali.
Ndërkohë mësohet se dy persona janë shoqëruar në polici. Njëri prej tyre është pronari i varkës së përmbysur dhe tjetri timonieri i saj.Destinacioni final i pasagjereve të varkës ishte kufiri tokësor me Greqine.
Emrat e të mbijetuarve:
Skender Uruci, Fier
Elidon Manaj, Fier
Brunilda Manaj, Fier
Gerti Duraj, Fier
Erion Duraj, Fier
Marsida Mita, Lushnje
Elton Mehmeti, Cerrik
Taulant Duraj, Fier
Artan Cobaj, Fier
Sajmir Xhakalili, Mat
Semal Stakoshllari, Lushnje
Valbona Senja, Elbasan
Agim Shermadhi, Elbasan
Indrit Azizaj, Mallakaster
Lavdosh Kuca, Tepelene
Vambaster Gjinushi, Tepelene
Klodian Calliu, Durres
Sokol Mali, Peze Helmes, Tirane
Mariglen Hoxha, Fier
Denis Zima, Lushnje