E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kush është ajo dorë e fortë që pengon fundosjen e kësaj rrënoje?"

Fakulteti i Drejtësisë në qytetin tim, është i vetmi fakultet, ku drejtuesit nuk zgjidhen me votat e kolegëve të tyre dhe as të studentëve, për vetë faktin e thjeshtë se, ky fakultet pinjoll, nuk kabrenda stafit të tij asnjë me grada përkatëse, të përcaktuara në Ligjin për Arsimin e Lartë (neni 47 pika 2). Drejtuesit emërohen drejtërsëdrejti nga Rektori i Universitetit të Shkodrës me një mandat njëvjeçar!

Ky fakultet, është në gjendje alarmi. Ka vite që ky fakultet është drejt mbylljes. Lind pyetja: Kush është ajo dorë e fortë që pengon fundosjen e kësaj rrënoje?

Do doja t'i jepja një mësim morali dritëshkurtërve:Në qoftë se do të dish vlerën tënde të vërtetë, hiqi mënjanë paratë, shtëpinë, nderet! Shiko brenda teje! Dhe, për një çast, dorëzohu tek të tjerët, për të mësuar se sa vlen!

Kurrë mos besoni se, një njeri që kapet pas fitimeve materiale, është i lumtur. Ai që e gjen gëzimin tek diçka e jashtme, mbështetet në themele të dobëta! Dielli perëndon për të lindur përsëri, por nuk lind më kurrë aty ku perëndon!!!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›