E Diel, 1 Nëntor 2026

Karlo Anceloti merr titullin, "kryeministri" i ri i Anglise

Ne nje fundjave te nxehte politike, kur dy forcat me te medha ne Angli nuk kane siguruar shumicen per te krijuar qeverine e re, "The Sun" pas titullit kampion qe siguroi Celsi ne Premier Lige, shkruan se Karlo Anceloti eshte, "kryeministri" i ri i vendit. Karlo Anceloti drejtori blute drejt suksesit me te madh, ne Premier Lige pas nje gare te gjate. Ai theksoi se Celsi e fitoi titullin ne ligen angleze, fale fitores qe siguroi skuadra e tij ndaj Mancester Junajtid, ne kater javet e fundit. Gezimi i bluve per titullin, pas triumfit 8-0 ne "Stamford Bridge", ka vijuar edhe gjate nates. Celsi theu edhe nje rekord, duke shenuar plot 103 gola ne Premier Lige. Karlo Anceloti, skuadra e te cilit siguroi nje rekord 100 per qind kunder te ashtuquajturve "Kater te Medhate", tha se suksesi i bluve ka ardhur fale rezultateve qe siguroi skuadra e tij ne ndeshjet brenda ne "shtepi". - "Pika kyce mendoj, ishin fitoret ne fushen tone dhe gjithashtu, mbi gjithcka ne fushen e Mancetserit", - theksoi Karlo Anceloti, i cili ka mundesi qe te udheheqe blute drejt nje suksesi te dyfishte, pasi skuadra e tij duhet te luaje ndaj ekipit te Portsmuthit, edhe ne finale te "FA Cup". "Fitoret ndaj ekipit te Mancesterit ishin vendimtare ne gare per te fituar ne fund titullin kampion, sepse ishte edhe rivali direkt per gare, deri ne javen e fundit kur diferenca mbeti e ngushte mes dy skuadrave tona".
Celsi e mbylli sezonin me nje pike para ekipit te Mancester Junajtid, duke festuar ne fund titullin kampion. Nje triplete e realizuar nga ana e Didier Drogba, nje dopiete nga Nikolas Anelka dhe nga nje gol shenuan Salomon Kalu, Frenk Lampard dhe Eshli Kol, te cilet i siguruan Bluve nje fitore fantastike te titullit kampion. - "Mendoj se klubi im do te kete nje te ardhme te sigurt sepse keta lojtare nuk jane te vjeter ne moshe dhe ne kemi aktualisht nje skuader shume te forte, si per sezonin tjeter ashtu edhe per disa sezone te tjera", - shtoi italiani i stolit te Celsit. "Ne kemi lene pas nje sezon fantastik, jo vetem nga fitimi i Premier Liges, por edhe sepse ne kemi shfaqur nje stil te mire ne fushen e blerte. Pas sezonit te pare, shpresoj qe te qendroj ketu gjate dhe te fitoj shume tituj kampione," - perfundoi trajneri i bluve te Londres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›