E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tragjedia, si shmanget perkeqesimi"

INTERVISTA/ Jan Mans drejtoi Bashkine e Enshedese, ne Holande, ku shpertheu nje fabrike fishekzjarresh. Ai tregon hapat qe duhen ndermarre pas ngjarjes se Gerdecit, per te evituar qe situata te precipitoje
Komunikimi eshte hallka me e rendesishme ne menaxhimin e krizave si kjo e Gerdecit ne Tirane dhe ajo e Enshedese ne Holande. Ndaj, daljet publike qeveritare jane shume te rendesishme per te shmangur perkeqesimin e situates permes spekulimeve apo hamendesimeve te qytetareve dhe media. Keto vleresime i beri dje per radion Dojce Vele, ish-kryetari i Bashkise se Enshedese, Jan Mans. Ai kujton faktin se ne vitin 2000, kur drejtonte kete bashki, shpertheu nje fabrike fishekzjarresh. Situata ishte e ngjashme me ate te fundjaves ne Shqiperi. Ish-kryebashkiaku paralelizon me "Gerdecin" dhe tregon si u perballua kriza e perjetuar prej tij, si nje shembull qe duhet te ndiqet nga Tirana zyrtare.
Pas shperthimit, krahas shume viktimave ne njerez, 500 ndertesa u shkaterruan teresisht dhe 100 te tjera, pjeserisht. Cila eshte pervoja juaj me e rendesishme, qe mund t'ua transmetoni edhe te tjereve?
Menjehere pasi ndodh katastrofa, pergjegjesia kryesore konsiston ne menaxhimin sa me mire te kaosit. Kjo do te thote menaxhim krize, qe nenkupton gjithashtu komunikim ne krize. Pervoja ime tregoi se komunikimi ne krize eshte komponenti me i rendesishem ne menaxhimin e saj. Fillimisht duhet dhene ndihma e pare dhe duhet garantuar trajtimi mjekesor i viktimave. Nje tjeter aspekt i rendesishem ne oret e para eshte rivendosja e rendit. Por, megjithate, komunikimi eshte hallka me e rendesishme ne menaxhimin e krizave.
Cfare do te thote kjo konkretisht?
Njerezit duan te dine, se cfare ka ndodhur dhe cfare mund te vazhdoje te ndodhe ne cdo moment. Ata duan te dine, se cfare po bejne konkretisht autoritetet per te ndihmuar ne perballimin e situates. Per ta komunikuar sa me mire kete nevojitet shtypi. Nese u krijon akses mediave tek informacioni i duhur, atehere mund te informohen ne menyre efikase njerezit e prekur nga fatkeqesia. Pra vazhdimisht duhen organizuar konferenca shtypi, per te informuar mediet mbi ate qe ndermarrin autoritetet per te ndihmuar te prekurit, te cilet nuk e kane me nen kontroll jeten e tyre.
Cfare mund te beje qeveria ne nje situate te tille te dale jashte kontrollit?
Menjehere pas nje fatkeqesie te tille, qeveria duhet te marre persiper perkujdesjen. Viktimat e mbijetuara kane nevoje urgjente per ndihme, per strehim, per trajtim mjekesor, per furnizim me ushqime, per mbeshtetje financiare dhe per trajtim psikologjik. Ato presin nga qeveria, qe te gjitha keto te organizohen ne nje forme efikase dhe direkte. Per kete arsye ne, administrata e qytetit ne Enshede, organizuam nje qender informacioni dhe konsultimi. Kjo kishte per detyre te merrte persiper kontrollin dhe te bente gjithcka per t´u dhene ndihmen viktimave. Brenda pak ditesh te gjithe e dinin, qe kishte vetem nje adrese, ku mund te drejtoheshe. Permes kesaj qendre, ne mund te jepnim informacionin per publikun. Prej kesaj qendre, ne mund te degjonim shqetesimet e njerezve dhe te gjenim zgjidhjet. Ne mundeshim te ndiqnim ate qe ndodhte dhe kjo qender u mbajt e hapur per gati kater vjet.
Si ishte organizuar kjo qender dhe cfare realizonte ajo?
Ne mundeshim permes saj te jepnim informacionin dhe te pergjigjeshim. Shoqerite e sigurimeve kishin derguar perfaqesuesit e tyre ne vendin e katastrofes. Zyrat e punes dhe ato sociale ishin gjithashtu te perfaqesuara ne kete qender. Te gjitha organizatat e ndihmes koordinoheshin prej saj dhe ishin vene ne dispozicion te te prekurve. Njerezit mund t´i zgjidhnin problemet e tyre menjehere ne kete qender koordinimi. Te prekurit kishin humbur gjithcka shtepi e katandi, deftesa e dokumente, vendet e punes e shume gjera te tjera. Organizimi i nje qendre te tille ishte nje ndihme e madhe per viktimat.
Si munden viktimat te paraqisni interesat e tyre?
Ne themeluam edhe nje organizate per viktimat, e cila mbronte interesat e tyre tek autoritetet drejtuese. Ne e mbeshtetem financiarisht kete organizate dhe i vume ne dispozicion asaj ambientet, kushtet dhe ndihmen administrative per te kryer detyren. Edhe kjo organizate ishte mjaft e dobishme. Perkujdesi do te thote edhe, qe njeriu t´i kushtohet kujtimit. Brenda nje jave, ne organizuam ceremoni perkujtimore dhe minuta heshtjeje, ne te cilat moren pjese 100000 njerez. Ne shpesh here kemi qene te pranishem ne ceremonite e permortshme. Si kryetar bashkie, une shpesh here kam luajtur nje rol te vecante ne ceremonite e varrimit te zjarrfikesve te vdekur.
Perballimi i krizes fillon pikerisht ne keto caste, por cfare presupozon ky proces ne teresi?
Pas kesaj nis rikuperimi psikologjik. Ne rastin e shperthimit ne Enshede, ne na u desh te ndertojme nga e para rreth 500 shtepi ne qender te qytetit. Edhe rindertimi eshte nje kapitull i rendesishem per t´u rikthyer qytetareve, por vecanerisht banoreve, shtepite e te cileve u shkaterruan, ndjenjen e sigurise dhe te besimit. Mbi 2000 qytetareve iu desh per nje kohe te gjate te banonin larg shtepive te tyre, ku jetonin me pasiguri per te ardhmen e tyre. Ne kete drejtim ne fituam pervojen, qe rikuperimi psikik dhe social eshte pjese e se njejtes medalje. Autoritetet lokale mund ta shfrytezojne procesin e rindertimit per riintegrimin dhe involvimin e qytetareve qe te luajne rolin e tyre ne procesin e planifikimit dhe formesimit te rindertimit. Ky eshte nje proces plot emocione, por duke u dhene qytetareve rol qendror ne proces mundesohet trajtimi i emocioneve ne nje menyre te pershtatshme.
Si u involvuan qytetaret ne procesin e rindertimit ne Enshede?
E para ishte, qe njerezit donin te kishin serish urbanistiken e vjeter te qytetit. Ndersa politikanet donin nje projekt krejt te ri dhe nje planifikim modern te qytetit, pa marre parasysh kufijte e meparshem te pronesise mbi token. Ndersa banoret kerkonin rindertimin e shtepive te tyre, ashtu sic kishin qene dhe ne keshtu beme.
Krahas perballimit te pasojave duhet te shtrohet edhe pyetja, se si mund te parandalohet nje gje te e tille ne te ardhmen?
Po, kjo eshte ajo qe quhet "katastrofa pas katastrofes". U kryen hetimet, se si mundi te ndodhte ky shperthim i fabrikes se fishekzjarreve. U shqyrtuan gjithashtu menyrat se si mund te ashpersoheshin rregullat per dhenien e licencave dhe per mekanizmat e kontrollit, ne menyre qe te mos perseriteshin raste te ngjashme. Ne perpiluam nje liste me zonat e tjera, qe mund te paraqisnin rrezik ne qytet, i identifikuam ato dhe vume ne zbatim masat per permiresimin e kushteve aty ku ishte e nevojshme.
Nje tjeter aspekt eshte fakti qe njerezit shtrojne pyetjen, se kush eshte fajtor?
Hetimet pas nje katastrofe te tille jane nje proces i veshtire dhe i dhimbshem. Shtrohet pyetja: "Si mund te ndodhte kjo? dhe "kush eshte pergjegjes?". Krahas hetimeve zyrtare, shfaqen dhe nje sere hetuesish private, te cilet prezantojne teori nga me te habitshme, mbi ate qe ka ndodhur ne momentin kulmor. E njejta gje do te ndodhe edhe ne Shqiperi. Mediet perqendrohen te roli i autoriteteve para, gjate dhe pas katastrofes. Vetem pas pak ditesh dhe shume kohe perpara rezultateve zyrtare te hetimeve percaktohet fajtori. Kjo do te thote, qe kur ke nje post drejtues me e mira eshte te japesh doreheqjen, por une nuk e bera kete.
Cfare bete ju z.Mans?
Une thashe: Jam pergjegjes per ate qe ndodh dhe jam pergjegjes per ate qe ka ndodhur. Pra, kam per te bere dy gjera: Mund te shkoj ne shtepi dhe t´i le njerezit vetem, ose duhet te punoj per ta. Nje vit pas fatkeqesise, ne patem nje takim ne keshillin e qytetit dhe une duke marre pergjegjesine mbi vete ofrova doreheqjen. Keshilli i qytetit tha: Jo ti e ke bere mire punen dhe te lutem qendro ne detyre. Disa thane: ti duhet te japesh doreheqjen. Dy nga bashkepunetoret e mi me te mire dhane doreheqjen. Ata ishin pergjegjes per aspekte specifike, qe kishin te benin me katastrofen. Por 48 per qind e deputeteve m'u luten qe te qendroj ne detyre dhe te ndihmoj ne rindertimin e qytetit.
Si ia dolet qe te trajtoni si duhet traumen psikike te qytetareve?
Ne nuk i kishim vet kapacitetet per te garantuar trajtimin psikologjik dhe traumatik te viktimave. Per kete morem mbeshtetje nga qeveria. Por ne e organizuam vete ate. Kjo ishte pergjegjesia jone. Eshte mjaft e rendesishme, qe e verteta te dale ne shesh. Njerezve duhet t´u percillet mesazhi, qe autoritetet jane te interesuara vet per zbardhjen e ngjarjes dhe qe hetimet te sjellin rezultate. E rendesishme eshte edhe qe njerezit te involvohen ne procesin e rindertimit. Edhe ky eshte nje instrument psikologjik.
A keni nxjerre mesime nga kjo katastrofe?
Pas katastrofes ne u ulem se bashku dhe thame: Prej kesaj kemi mesuar kaq shume dhe kete pervoje duhet t´ua ofrojme edhe kolegeve dhe kryebashkiakeve te tjere. Edhe ne qytete te tjera mund te ndodh nje rast i ngjashem. Ne mblodhem informacione edhe nga disa katastrofa te vogla qe paten ndodhur ne Amsterdam dhe ne Roterdam.
Kush morri pjese ne procesin e perballimit te pasojave?
Kushdo ne Holande u angazhua, kjo nuk ishte vetem nisma ime. Une ne radhe te pare iu drejtova kryetareve te bashkive. Njekohesisht ministri i brendshem morri persiper menaxhimin e krizes duke vene ne levizje sektore te ushtrise, te policise dhe zjarrfikesit. Une nxita me pas diskutimin ne Keshillin e Evropes dhe krijuam atje nje forum per menaxhimin e krizave, paralelisht nje forum te tille e krijuam edhe ne Holande. Ne kemi pervojen tone te autoriteteve lokale ne menaxhimin e krizave, qe mund t´ua transmetojme ate edhe shteteve te tjera nese ndodh nje katastrofe te ngjashme si rastet e termeteve te renda ne Malte apo ne Iran, apo sic ka qene edhe rasti i Cernobilit.
Mendoni se ka dallime ne perballimin e katastrofave ne vendet e pasura dhe te zhvilluara sic eshte Holanda, krahasuar me vendet me infrastrukture me te dobet?
Une besoj, se situata pas ngjarjeve te tilla ne te gjitha vendet eshte pak e shume e njejte, sepse proceset jane te njejta. Menaxhimi i krizave eshte sic e theksova edhe me pare ne radhe te pare komunikim ne krize. Rindertimi eshte nje proces ku mund te trajtohen emocionet. Gjithashtu perpunimi i asaj qe ka ndodhur dhe gjetja e fajtorit jane procese te njejta. Detyra e qeverise per perkujdesjen eshte e njejte. Ndoshta dallimet kane te bejne me parate, diku ka me shume e diku me pak, por sa i perket rolit qe duhet te luaje qeveria, ky eshte kudo i njejte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›