E Shtunë, 31 Tetor 2026

E verteta e akuzave ndaj meje

Nga Shkelzen Berisha
Ne dy te perditshme, dje me 19 mars 2007, eshte botuar nje leter te nje individi te quajtur Gery Kokalari. Letra servir nje zinxhir thashethemesh qe kushdo mund t'i tjerre per kedo dhe qe nuk mbeshteten ne asnje lloj prove. Duke mos u zgjatur ne arsyet evidente qe shtyjne farketimin e shpifjeve ne keto dite fatkeqesie, deshiroj te informoj opinionin sa vijon:
Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj:
1 - Cdo pretendim apo aludim per perfshirjen time ne tregti te ligjshme apo te paligjshme armesh eshte i pavertete dhe perben shpifje.
2 - Nuk kam takuar kurre personin te cilit i referohet biseda (z. Diveroli) dhe nuk kam pasur asnje lidhje me te, me biznesin e tij, apo me nenkontraktoret e tij.
3 - E gjithe dijenia ime per ceshtjen ne fjale konsiston ne kete episod: Gjate veres (data nuk me kujtohet), nje miku im me kerkoi te prisja ne takim nje person te quajtur Kosta Trebicka, per nje shqetesim te ketij te fundit.
Ne vijim, ne prani te mikut tim, per here te pare dhe te fundit, kam takuar z.Trebicka.
Duke m'u prezantuar, z.Trebicka me sqaroi se ishte pronar i nje kompanie shqiptare qe pretendonte te nenkontraktohej nga nje kompani amerikane, e cila kishte kontrate me Ministrine e Mbrojtjes.
Z.Trebicka ngriti pretendimin se perfaqesuesi i kompanise amerikane i kish thene atij se une i kisha kerkuar kompanise amerikane qe te mos zgjidhte per nenkontraktor z.Trebicka por nje kompani tjeter. Ne prani te personit qe e shoqeronte, i thashe z.Trebicka se nje gje e tille ishte e pavertete; se une kurre nuk e kisha njohur shtetasin amerikan per te cilin behej fjale; dhe se kurre nuk i kam sugjeruar atij ose ndonje tjetri lidhjen ose jo te kontratave ne nje sfere te tille aktiviteti.
I bindur se kjo ishte thjesht nje trillim, ose ne rastin me te mire nje keqkuptim, i kerkova z.Trebicka ballafaqim me shtetasin amerikan te cilit ai i referohej. Z. Trebicka me tha se ishte i bindur qe behej fjale per nje spekulim dhe u largua pa organizuar kurre nje ballafaqim te tille. Kjo ishte hera e pare dhe e fundit qe une kam takuar z. Trebicka. E gjithe kjo bisede eshte bere ne prani te personit i cili me kish kerkuar nje takim per z.Trebicka.
4- Vazhdoj te mbetem i hapur dhe i gatshem per cdo ballafaqim me personin ne fjale apo kedo tjeter qe ka pretendime te ngjashme, pasi e konsideroj investigimin ne ceshtje te tilla si nje e drejte legjitime e kujtdo.
Por mbetem gjithashtu i vendosur per te marre te gjitha masat ligjore te mundshme, per te mos lejuar askend te perlyeje pa prova dhe fakte emrin dhe reputacionin tim dhe te familjes sime.
Ne kete kontekst inkurajoj shtypin t'i shkoje deri ne fund hetimit te kesaj ceshtjeje por e ftoj te largohet nga shpifjet dhe abuzimet e pabazuara ne fakte.

Me respekt,
Shkelzen Berisha

Si erdhi reagimi
Reagimi i Shkelzen Berishes erdhi pasi dje ne dy te perditshme u publikun pjese nga letra e Geri Kokalari, me banim ne SHBA. Sipas pretendimeve te shprehura ne letren e publikuar, hidhen dyshime se pjesetare te familjes Berisha, konkretisht kryeministri dhe djali i tij, jane pjese e nje materiali nen hetim mbi afera shitblerje armesh ne vlere dhjetera milione USD. Materiali hedh alibine se
Reagimi i Shkelzen Berishes erdhi pasi dje ne dy te perditshme u publikun pjese nga letra e Geri Kokalari, me banim ne SHBA. Sipas pretendimeve te shprehura ne letren e publikuar, hidhen dyshime se pjesetare te familjes Berisha, konkretisht kryeministri dhe djali i tij, jane pjese e nje materiali nen hetim mbi afera shitblerje armesh ne vlere dhjetera milione USD. Materiali hedh alibine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›