E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pyet ushtarake e anetare te komisionit

Grupi i prokuroreve nuk eshte mjaftuar vetem me pyetjen e banoreve, punetoreve te fabrikes se cmontimit dhe kater te dyshuarve per shkelje te rregullave te lendeve plasese e radioaktive. Mesohet se ne cilesine e personave, qe kane dijeni jane pyetur disa ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes, me gradat gjeneral, qe kane dhene informacion rreth aktivitetit te dikasterit dhe transportit te armatim-municioneve. Po keshtu, ne pyetje jane marre edhe anetaret e komisionit te vleresimit te ofertave dhe licencave per firmat e demontimit. Burime nga prokuroria thane se kjo faze hetimore eshte shoqeruar dhe me sekuestrim te dokumentacioneve ne ndermarrjen MEICO dhe Ministrine e Mbrojtjes. Ushtaraket dhe zyrtaret mesohet te jene shprehur se procedurat e transportit te armatimit pas dhenies se licences dhe te drejtes per demontim kane qene te rregullta. Po keshtu, vleresimi i kushteve teknike te ofruara nga fituesit e tenderit dhe menyren se si eshte vleresuar oferta gjate muajit dhjetor te vitit 2007 per shtyrjen e kontrates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›