Meta: Berisha s'di numrin e viktimave, te largohet
"Ngjarje te tilla nuk kane sjelle ne asnje rast reflektimin e Sali Berishes. Ne fillim tha se gabimi duhet te jete njerezor, po ku do ja kerkojme kete gabim ne, kete gabim njerezor. Se kupton ky demagog i pandreqshem se cfare fatkeqesie ka sjelle. Po rrezikojne njerezit jeten me predha neper duar per dy leke me shume. Na riktheu kohen e Sali kiametit. Ky Kryeminister i papergjegjshem s'e jep doreheqjen, se ka hall te beje kartat se i ka per zemer zgjedhjet e lira, kur nuk eshte ne gjendje te jape numrin e viktimave. C'u duhet NATO kur nuk mbroni dot shtetasit e njerezit. Thote se do rri per zbardhjen e se vertetes, kur ne janar 2004, qau me shume se viktimat e tragjedise se Karaburunit dhe tha do e zbardhe, po asgje nuk beri ne te vertete. I kerkoj doreheqjen jo vetem qe te lejoje prokurorine te hetoje ne menyre te paanshme".