E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 6 kg drogë, në pranga 2 vëllezër

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 6 kg me lëndë narkotike, të llojit marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga dy poseduesit e saj. Droga është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e dy vëllezërve Levend dhe Tafil Beqari, përkatësisht 42 vjeç dhe 40 vjeç në fshatin Nepravishë të Gjirokastrës.
Sipas policisë droga është gjetur në katin e parë të banesës në një thes plastik, por dy vëllezërit e kanë mohuar pronësinë e drogës. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike dy vëllezërit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë së Gjirokastrës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›