E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metodat speciale të hetimit, luftë korrupsionit

Këto hetime, të cilat përfshijnë procedurat e survejimit e vëzhgimet për një kohë të gjatë të të dyshuarve për korrupsion dhe  krime të tjera në këtë fushë, përgjimet  telefonike dhe ambientale,   ruajtjen e konfidencialitetit të hetimit etj,   kanë sjellë rezultate pozitive në këtë luftë. Konfirmimi është bërë sot nga drejtues të Strukturës "Task Force", në Prokurorinë e Tiranës, gjatë konferencës rajonale për luftën kundër korrupsionit, e organizuar nga Ambasada Amerikane në Hotel Tirana Internacional në Tiranë. 

Kreu i kësaj strukture, Altin Dumani dhe prokurori Dritan Reshka pohuan efikasitetin e hetimeve të realizuara me këto metoda në ndëshkimin ligjor të personave të dyshuar për korrupsion, por edhe goditjen e pasurive të  përfituara në rrugë jo ligjore.

Prokurorët sollën si shembull hetimin e një  çështjeje  korrupsioni, ku hetimet e shtrira në kohë me metodat speciale ishin konkuluduar me mbledhjen e provave të shumta si dhe me arrestimin në kushtet e flagrancës në vitin 2008 të një mjeku teksa  merrte para nga babi i një pacienteje të tij.  Për ta,  hapja e çështjes penale për mjekun e dyshuar për korrupsion,   kishte patur  efekte pozitive edhe për sa i përket parandalimit të veprimtarive të paligjshme. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›