E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith: Marrëveshjet, në interes të qytetarëve të Kosovës

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, ka mirëpritur marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i ka uruar negociatorët për durimin dhe konstruktivitetin që kanë treguar.
 

“Këto rezultate na japin shpresë se dialogu në të ardhmen do të përfshijë fusha të mëtejshme dhe do të vazhdoj të japë të mira reale praktike për shtetasit”, thekson Feith
 

Sipas tij kjo do të ndihmoj në ndërtimin e modelit të angazhimeve të respektueshme fqinjësore, do të promovoj bashkëpunim rajional më të afërt dhe do ta avancoj perspektivën evropiane për Kosovën dhe Serbinë.
 

Më tej Feith fton të dyja palët të nisin implemtimin të këtyre marrëveshjeve, në mënyrë që të forcohet më tej besimi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›