E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti”, flet Sabri Godo: Reagimi i Greqisë, i padenjë

TIRANE-Historiani Sabri Godo ka përshëndetur sot vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Paktit detar me Greqinë dhe ka dënuar reagimin e Greqisë rreth kësaj cështje. “Duket se politikanët grekë ja kanë marrë dorën duke na treguar gjithmone se cfare duhet e s’duhet të bëjmë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim i Gjykatës shqiptare, dhe me gjykatat tona nuk ka punë Minsitria e Punëve të Jashtme greke”, tha Godo në një intervistë për TvNews24 duke iu referuar kështu reagimit një ditë më parë të Ministrit alternative të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas. Godo vuri në dukje se zyrtarisht duhet tu tregojmë fqinjëve deri në ca pike duhet të ndërhyrjnë në punët e një shteti tjetër. “Për koicidencë 10 ditë me parë ishte Greqia ajo që na përshëndeti për regjitrimin etnik të popullsisë, ndërsa sot po Greqia na kërkoka sqarime për vendimet e gjykatave tona. Mbështes ruajtjen e marredhenieve reciproke mes 2 vendeve, por Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përdorë gjuhën e duhur për t”i treguar fqinjëve se deri ku mund të ndërhyjnë”. Historiani propozoi që zgjidhja për këtë cështje të vijë nga brenda NATO-s. Sipas tij duhet të ngrihet një strukturë ndërkombëtare e paanshme për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas deklaroi për Gazeta Shqiptare se pezullimi I Paktti nga gjykata shqiptare ishte një zhvillim negative. “Sigurisht, është një zhvillim negativ për të cilin ne nuk jemi të kënaqur. Më lejoni të nënvizoj, qëkurse e përmendni këtë çështje, që në vizitën time të fundit në Tiranë, të gjithë interlokutorët nga pala shqiptare më konfirmuan, duke më dhënë të gjitha garancitë, rëndësinë dhe prioritetin që Shqipëria i jep në mënyrë precize kësaj marrëveshjeje”, - u shpreh ministri grek. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›