Studimi, truri punon me mire me pauzat e kafese
NJU JORK-Pushimet e shkurtra, qoftë dhe për pak minuta sa për të marrë një kafe, apo dhe pushimi i drekës, gjatë orarit të punës a studimit, favorizon në memorizimin më të mirë të asaj cfarë ti ke arkivuar në tru gjatë ditës. E dëshmon një studim i departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Nju Jorkut.Studimi i publikuar në revistën Neuron, zbulon një tjetër element të procesit misterioz të formimit të kujtimeve nw trurin e njeriut.Shumë studime shkencore, kanë konfirmuar tashmë teorinë sipas së cilës gjumi është momenti kur truri rregullon dhe ripunon të gjithë informacionet e marra gjatë ditës, duke konsoliduar kujtimet e ngjarjeve apo të dhënave të rëndësishme të cilat do të mbeten të regjistruara në memorie dhe eliminon informacionet e tjera duke bërë një lloj sistemimi të përkohshëm të tyre.Por studimi i fundit zbulon se jo vetëm pushimi i gjatë i natës, por edhe pushimet e vogla gjatë ditës, kur lihet të pushohet truri, edhe për të paktën pak minuta, koha sa për të pirë kafen mes një mbledhjeje në tjetrën, apo mes një leksioni në tjetrin, shkojnë në të mirë të funksionimit të trurit dhe në mënyrë të vecantë të memories.Ekspertët morën në studim një grup personash të cilëve iu tregua disa kopje imazhesh.Pasi i panë, të gjithëve iu lejua një pushim prej disa minutash, duke i kërkuar atyre të rrinë zgjuar. Ekspertët testuan memoriet e personave duke i kërkuar nëse i mbanin mend foto e para pak më parë. Gjatë kësaj kohe truri i personave u monitorua nga rezonanca magnetike funksionale për të parë zonat aktive në cdo moment.Nga studimi u zbulua se zona e hiperkampusit e cila ishte aktivizuar ndërsa personat shikonin fotot, ndizeshin sërish, pavarësisht se kjo varionte nga personi në person. Studimi tregoi se sa më shumë riaktivizoheshin këto zona gjatë piushimit, aq më mirë do të ishte dhe performance e memories së personave në momentin e testit.“Truri punon për njerëzit ndërsa këta të fundit pushojnë. Pushimi është i rëndësishëm për funksionet konjektive” thonë studiuesit. Të marrësh një pushim kafeje pas një leksioni apo një ore punë ju ndihmon vërtet për të sistemuar dhe për të kujtuar atë që keni mësuar gjatë ditës.(s.g/balkanWeb)