E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkoviqi i ankohet WHO-së

Drejtoresha e spitalit në Gracanicë, Rada Trajkoviq është ankuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) në lidhje me telashet që ky institucion shëndetësor ka pas këputjes së sinjalit të operatorëve serbë të telefonisë në Kosovë.

Ne apelojmë për ndihmë sepse situate është alarmuese dhe kritike dhe kemi frikë që pamundësia jonë për t’u ofruar ndihmën e parë njerëzve, në mungesë të thirrjeve telefonike, mund të rezultojnë me vdekjen e pacientëve”, thuhet në një letër që ajo i ka adresuar WHO-së, transmeton Klan Kosova.

Siç raportojnë mediet serbe, Trajkoviq i ka kërkuar edhe qeverisë së Serbisë që ta ushtrojë autoritetin e saj për të kthyer sinjalin e telefonisë në rajonin e Kosovës qendrore.

Nga ana tjetër, Sinodi i shenjtë i kishës ortodokse serbe ka thënë në një kumtesë të jashtëzakonshme se këputja e sinjalit është rrezikim i lirisë dhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›